Shpallja e mundshme e pavarësisë nga Katalonjës nuk dihet nëse do ta ketë njohjen edhe të Kosovës.
Institucionet kosovare nuk kanë ndarë ende mendimin se si do të veprojnë përballë një situatë të tillë.
Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka thënë se nuk dëshiron të flasë për çështjen e Katalonjës në këtë moment.
Sipas Pacollit, e rëndësishme në këtë rast është që qytetarët spanjollë të jenë mirë dhe që njohja e tyre për Kosovën do të ishte mese e dobishme.
“Nuk mund të flas lidhur me çështjen Katalonjës, pra nuk mund të shprehem në këtë drejtim dhe vetëm dëshiroj që populli spanjoll në këtë situatë të jenë mirë dhe në një të ardhme ta njohin Kosovën”, ka thënë Pacolli për Indeksonline.
Katalonja, rajon ky i cili ka mbajtur referendumin me synimin e pavarësimit nga Spanja, si dhe rasti i Kosovës, e cila ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe është njohur deri më tani nga 114 vende, janë raste të ndryshme dhe ato nuk mund të vlerësohen në mënyrë të barabartë kanë thënë zyrtarët e lartë shtetëror dhe njohës të së drejtës ndërkombëtare dhe të asaj evropiane.

Katalonja ka të drejtën e saj të plotë të vetëshprehet, të vetëdeklarohet, të vetëshpallet, të vetëqeveriset, të vetëadministrohet, të pavarësohet, në përputhje me vullnetin plebishitar të popullit të saj. Kosova, është subjekt i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe do e duhet të veprojë në përputhje me parimet e te drejtat që burojnë nga dokumentet ndërkombëtare, gjithnje në unison me Republikën e Shqipërisë dhe partnerët strategjikë, në radhë të parë SHBA-të, pa harruar një kusht: Katalonja të deklarohet dhe të njohë pavarësinë e Kosovës, gjë që Spanja nuk e ka bërë, fatkeqësisht për të keqen e saj..
Vetem per fakti. Se spanja nuk njeh kosoven duhet ta njohim Katalonine sapo te shpalle pamvaresine