Nga Shaban Murati
Botuar në DITA
Në kryeqytetet perëndimore duhet të jenë tallur dhe në kryeqytetet ballkanike duhet të jenë çuditur me gjestin teatral të presidentit serb Vuçiç, i cili në mbrëmje e 26 shtatorit shpalli se i ka dërguar ultimatum NATO-s që brenda 24 orëve të reagojë për gjendjen e krijuar në kufirin shtetëror midis Serbisë dhe Kosovës, përndryshe do të ndërhyjë ushtarakisht Serbia.
Një spurdhjak ballkanik në gjendje halucinante shpall se i ka dërguar NATO-s ultimatum.
Ndoshta ambasadori rus në Beograd mund t’i ketë dhuruar së fundmi presidentit serb ndonjë kopje të tabllosë së njohur të piktorit të famshëm rus Ilia Rjepin “Zaporozhasit i shkruajnë Sulltani”, dhe Vuçiçit i është dukur vetja si kozak rus i shekullit 17, që mund të sfidojë NATO-n në shekullin 21.
Përtej aktrimit diplomatiko-ushtarak të presidentit serb e vërteta e rrënjëve të tensionit të ri, që provokoi Serbia në kufirin me Kosovën, të çon jo në Beograd, por në Moskë, ku është regjisori i tensioneve të reja ballkanike, të shtuara njëkohësisht në disa shtete të rajonit.
Një ditë pas ultimatumit Vuçiç, agjencia zyrtare ruse e lajmeve “TASS” njoftoi në 27 shtator se në ditët e para të muajit tetor Rusia do të zhvillojë në Serbi manovra të përbashkëta ushtarake me ushtrinë serbe me pjesëmarrjen e komplekseve të raketave tokësore dhe detare “Pancir C”, të cilat do të vijnë posaçërisht nga Rusia.
Manovrat e përbashkëta ushtarake ruso-serbe po bëhen tani që të mbahet lart tensioni ushtarak në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës dhe jo rastësisht të gjitha mediat ruse po theksojnë me entusiazëm se në mobilizimin e tanishëm ushtarak në kufi me Kosovën Serbia po përdor gjuajtësit rusë “Mig 29”, helikopterët sulmues ruse dhe tanket ruse “T 72”.
Për të nxitur rritjen e tensioneve serbe në zonën kufitare në Jarinjë shkoi në 26 shtator për inspektim te forcat ushtarake serbe të dislokuara ditët e fundit në kufirin me Kosovën ambasadori rus në Beograd, Aleksandër Bocan-Harçenko, bashkë me gjeneral-majorin e ambasadës ruse Zinçenko. Ishte një inspektim i çuditshëm diplomatik rus i gatishmërisë luftarake serbe sikur po inspektonte një gubernë ruse. Sepse nuk kishte asnjë ambasador tjetër, qoftë edhe të ndonjë vendi aleat të Serbisë.
Portali proqeveritar rus “mk.ru” shkruante në 28 shtator se presidenti serb Vuçiç e lavdëroi inspektimin e ambasadorit rus në forcat ushtarake serbe në kufi si “mbështetje nga Rusia të tërësisë territoriale të Serbisë”.
Ambasadori rus mbështeti dhe nxiti politikën serbe të tensionit të ri me Kosovën, sulmoi Kosovën si fajtore që nuk pranon kompromisin e ofruar nga Serbia në dialog, sulmoi edhe Perëndimin pse nuk mbështet Beogradin, etj. Ambasadori rus doli me propozimin absurd që “rruga e vetme është kthimi në situatën e parakrizës”, pra që Kosova të pranojë diskriminimin e sanksionuar nga Serbia për regjimin e hyrje-daljeve të automjeteve nga njeri shtet në tjetrin dhe që sipas marrëveshjes dypalëshe të 11 shtatorit 2016 bazohet në reciprocitetin targave. Kjo kërkesë ruse don të thotë që të njihet vetëm e drejta e Serbisë dhe jo e drejta e Kosovës.
Çfaqet një urgjencë e Moskës për të nxitur dhe pompuar tensionet ushtarako-diplomatike të tanishme në kufirin dhe në marrëdhëniet midis Serbisë dhe Kosovës. Kjo nuk ka të bëjë me përkrahjen tradicionale të Rusisë për Serbinë. Kjo ka të bëjë me nevojat gjeopolitike të tanishme të Rusisë në Ballkan.
Në 27 shtator në Moskë agjencia proqeveritare ruse “Regnum” promovoi librin e ri “Kosova, Serbia dhe Rusia”, nën kujdesin dhe redaktimin e drejtorit të kësaj agjencie Vladimir Zotov, ku paraqitet një përmbledhje e analizave të analistëve kryesorë rusë dhe serbë për raportet midis tre shteteve. Në librin e ri drejtori Vladimir Zotov paraqet edhe analizën e tij me titullin interesant “Kosova është Rusi”.
Është hera e parë që analitika diplomatike ruse del publikisht me tezën e re që “Kosova është Rusi” dhe nuk është Serbi. Kemi të shprehur tashmë hapur thelbin e politikës dhe të strategjisë së Rusisë në lidhje me Kosovën, të cilat fokusin e kanë jo tek mbrojtja e Serbisë, por te interesi makrodiplomatik dhe gjeopolitik rus për Ballkanin dhe dhe për Europën.
Libri i ri analitik rus i publikuar në 27 shtator e shpreh shumë qartë këtë strategji ruse me Kosovën:
“Nëse Rusia don të ruajë atë që ka mbetur nga prania e saj në Ballkan, ajo duhet në mënyrë kategorike të refuzojë miratimin e çdo marrëveshje lidhur me ndryshimin e statusit të Kosovës. Nëse Rusia bie dakord me njohjen nga Beogradi të pavarësisë, Rusia do të humbë përgjithmone Serbinë dhe Ballkanin. Statusi i Kosovës është e vetmja gjë që e mban Rusinë në Ballkan.”
Kemi një afishim të qartë të politikës ruse për Kosovën, që përqëndrohet në interesin strategjik që Kosova i takon Rusisë dhe jo Serbisë. Natyrisht kjo nuk është në kuptimin territorial, por në kuptimin diplomatik dhe gjeopolitik. Kosova është Rusi në kuptimin, që raportet e saj me Serbinë duhet të mbeten një konflikt i hapur dhe i pazgjidhur dhe i përhershëm, pavarësisht se çfarë mund të duan apo mund të bëjnë Serbia dhe Kosova.
Ka një shqetësim në Kremlin se mos Serbia nën presionin e SHBA dhe të Perëndimit mund të detyrohet që të pranojë njohjen e Kosovës dhe kështu merr fund konfikti i marrëdhënieve Serbi-Kosovë. Ndaj libri i ri rus del me qendrimin që Rusia jo vetëm nuk duhet të pranojë njohjen e Kosovës nga Serbia, por “Rusia duhet të bllokojë me veton e saj çdo përpjekje të Kosovës për të hyrë në OKB dhe në organizatat e tjera ndërkombëtare, ku Rusia ka veton, pavarësish se çfarë qendrimi do të mbajë udhëheqja e sotme serbe”.
Ky qendrim rus është me interes për të kthjelluar disa mendje të hutuara të qeverive të mëparshme në Prishtinë, të cilat kishin përqafuar tezën serbe se Kosova nga dialogu me Serbinë duhet të marrë anëtarësimin në OKB dhe jo njohjen prej saj. Nuk e di kush ua sugjeroi këtë tezë idiote qeveritarëve shqiptarë, e cila sanksiononte varësinë e Kosovës nga Serbia, dhe i ushqente me lugën bosh sikur anëtarësimi në OKB varet nga Serbia. Ndaj është mirë Moska ua kujton se nga kush varet anëtarësimi në OKB. Kam shkruar gjatë për këtë temë në librin tim “Kalvari diplomatik i shtetit të Kosovës”, 2018.
Tensionet e reja diplomatiko-ushtarake në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë çojnë tek dora dhe regjisura e Moskës. Rusia është e shqetësuar se çeshtja e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, don apo nuk don Serbia, po i afrohet pikës së zgjidhjes. Politika e vendosur e presidentit amerikan Xho Bajden për qendërzimin e dialogut Kosovë-Serbi në njohjen reciproke, dhe kushti i përsëritur nga kancelarja gjermane Merkel në Beograd në 13 shtator se nuk ka anëtarësim në BE për Serbinë pa njohur Kosovën, e kanë vënë Serbinë në një trekëndësh nga ku nuk ka ku të lëvizë.
Analitika ruse e pranon në librin e ri të publikuar në 27 shtator se Rusia nuk ka në Serbi ndikim në planin ekonomik, social apo perspektiv, ndaj i vetmi instrument rus mbetet presioni dhe shantazhi mbi Beogradin për rolin e ushtarit të luftës ruse në terrenin diplomatik ballkanik.
Me tensionet e reja artificiale në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës Moska konkretizon devizën e saj të re që “Kosova është Rusi” dhe synon të arrijë disa objektiva.
Së pari, të bllokojë dhe prishë dialogun në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë, që zhvillohet me ndërmjetësimin e BE. Këtë porosi strategjike të Moskës per bllokimin e dialogut po zbaton presidenti serb Vuçiç, që po del me ultimatume boshe ndaj NATO-s dhe ka hapur thesin e kushteve të reja obstruksioniste serbe për vazhdimin e dialogut.
Nuk është e rastit që Vuçiçi ka dalë disa herë kohët e fundit me tezën se dialogu nuk është më i nevojshëm. Ai po shpik pretekste pas pretekstesh, dhe po kërkon që Kosova të pranojë statusin e provincës dhe të heqë dorë nga shteti i pavarur.
Duke ditur që tezat sabotuese serbe nuk i pranon njeri, ahere Beogradi me nxitjen e Moskës iu drejtua metodës së ngritjes artificiale të tensioneve diplomatike dhe ushtarake në kufi me qëllim që të bllokojë dialogun në Bruksel.
Së dyti, Rusia dhe Serbia synojnë që t’i bejnë presion BE dhe ta trembin atë me fantazmën e një lufte të re në Ballkan. Demostrimet luftarake të Serbisë me dërgimin e njësive tankiste në kufi, me fluturimet provokuese të avionëve gjuajtës në hapësirën ajrore mbi kufirin me Kosovën e deri te organizimi i manovrave të reja ushtarake me Rusinë në territorin serb, kanë për qëllim që të krijojnë një histeri luftënxitëse.
Me këtë histeri Serbia përpiqet të inkurajojë disa qarqe filoserbe në diplomacinë e BE, që duan ta intonojnë dialogun në skemat serbe me pretekstin gjoja për të shmangur luftën. Ndërkaq Serbia dhe Rusia kanë intensifikuar sulmet ndaj SHBA, NATO-s dhe Perendimit, dhe që nga zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme Ruse Maria Zaharova në 24 shtator, ambasadori rus në Beograd në 26 shtator dhe kryeministrja serbe në 27 shtator sulmuan në sintoni Perëndimin se po përkrah Kosovën në tensionet e tanishme.
Së treti, Rusia po del me devizën e re “Kosova është Rusi” dhe po nxit tensionet e reja në kufirin midis Serbisë dhe Kosovës për të shtërnguar lakun rus në qafën e udhëheqjes së Beogradit që ajo të mos bëjë asnjë lëshim ndaj kërkesës së SHBA, Gjermanisë, NATO-s dhe BE për njohjen e Kosovës si shtet. Garnitura e sotme drejtuese, shoviniste dhe filoruse e Serbisë është plastelinë në duart e Moskës.
Ndaj presidenti serb Vuçiç del si zaporozhas rus i shekullit 17 dhe kërcënon NATO-s me ultimatume halucinante se ai “nuk do të lejojë të përsëriten ngjarjet e vitetev 90’”, kur NATO ndërhyri për të ndaluar spastrimin etnik serb në Kosovë.
Tensionet diplomatiko-ushtarake të krijuara nga Beogradi në kufirin midis Kosovës dhe Serbisë duhet të shërbejnë si një shkundje e madhe për diplomacinë e BE për të fshirë iluzionet e fundit për “katarsisin demokratik” të garniturës së tanishme udhëheqëse në Serbi, ku presidenti Vuçiç ka qenë ministër i qeverisë së Sllobodan Millosheviçit, zëvendëskryeministrja Maja Gojkoviç ka qenë zëvendëskryeministre në qeverinë e Millosheviçit, kryetari i parlamentit Daçiç ka qenë ministër në qeverinë e Millosheviçit, ministri i brendshëm Vulin ka qenë zëdhënësi i partisë së gruas së Millosheviçit, etj.
Kjo garniturë ultranacionaliste nuk mund të ndryshojë dhe të bëhet befas demokratike dhe europiane. Politika dhe shoqëria serbe gjatë mbi 20 viteve pas ikjes se Millosheviçit nuk kanë qenë në gjendje të nxjerrin një garniturë të re të palidhur me të kaluarën kriminale. Kjo garniturë antidemokratike, shoviniste dhe filoruse është interes strategjik i Rusisë në Ballkan.
Tensionet e reja diplomatiko-ushtarake të provokuara nga Serbia ndaj Kosovës duhet të shërbejnë si shkundje edhe për qeverinë dhe diplomacinë e Shqipërisë. Në kohën kur presidenti serb Vuçiç kërcënon me ndërhyrje ushtarake dhe me luftë Kosovën, kur presidenti serb po provokon trazira në Mal të Zi për ta shkëputur atë nga NATO, kur presidenti serb po nxit prishjen e shtetit të Bosnje-Hercegovinës, nuk ka logjikë diplomatike, shtetërore dhe kombëtare të pranojë që Tirana të vazhdojë t’i thurë ditirambe projektit hegjemonist të presidentit serb “Ballkan i hapur”.
Tensionet luftënxitëse, që po krijon njëkohësisht Serbia në tre shtete të Ballkanit Perëndimor e kanë bërë copash fasadën demagogjike të projektit serb të “Ballkanit të hapur”. As vetë Vuçiçi, pas deklaratës së tij publike në 1 shtator se “institucionet europiane nuk e duan nismën e “Ballkanit të hapur”, nuk flet më për atë projekt fantomatik të hegjemonisë serbe.
Nuk janë të qarta motivet e fanatizmit politik dhe diplomatik të Tiranës për projektin e mësipërm të presidentit serb. Këtu duket gërshetohen diletantizmi diplomatik me kokëngjeshjen tipike shqiptare, që i shkon gabimit deri në fund edhe kur gjithë bota thonë se e ke gabim.
Ose janë lidhjet okulte, që kanë karakterizuar gjithmonë raportet asimetrike të udhëheqjes së Shqipërisë me udhëheqjen e Serbisë. Nuk ka profanim dhe blasfemi më të madhe që në kulmin e histerisë së luftës të presidentit serb kundër Kosovës, Tirana ka guximin t’i thotë Kosovës se projekti i presidentit serb “Ballkan i hapur” është projekt paqeje.
Edhe formën e bakllavasë të kishte ai projekt serb për Shqipërinë, mjafton politika shoviniste dhe kërcënimet ushtarake të Serbisë ndaj Kosovës për ta hedhur poshtë me shkelma projektin serb. Shqipëria nuk duhet të ketë asnjë lidhje me projektet subrajonale, që vijnë nga Serbia. Shqipërisë i mjafton realizimi i “Procesit të Berlinit” dhe integrimi në BE.
—–
©Copyright Gazeta DITA
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës DITA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar DITA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016

Ballkani i hapur serb ishte mire te quhej “Ballokumja e hapur” ,qe organizatoret e tij te shisnim lehte sapunin per djathe!
Timonieri ka presione nga mafia italiane qe don mos pagimin e doganes per makinat FIAT dhe pjeseve qe prodhohen ne Serbi.
Saktë dhe qartë z. Murati. Çdo gjë e keqe e ka një të mirë. Ky konflikt nxorri fytyrën e vërtetë të serbëve dhe rusëve. Gjithashtu u hoqi maskën « pacifistëve » shqiptarë që i paraqisnin serbët si « ëngjëj » për t’i lënë çelsat e shtëpisë. E keqja e shqiptarëve është se kanë memorje të dobët dhe nuk bashkohen, ashtu sikurse bashkohen fqinjët. Me serbët mund të bashkëpunohet vetëm brënda BE -së dhe kursesi në një Jogosllavi të re. Kujdes se do t’u lihet lufta brezave që do të vijnë.
Doli pse po behet porti i Durresit
Eshte loja serbo ruse per te larguar vemendjen nga argati I tyre Sali Ram berishacic e te beje rremuje mes shqiptarve. Harruat happen e ambasadave ne nje kohe qe Po shperthente jugosllavia e Kosova ngeli ne fund.
Harruat luften e Kosoves qe vritej e digjej, Saliu berishacic shkaterroi ushtrine e futi ne lufte popullin veri jug me vjedhje te piramidave.
Harruat Kosova kerkonte te shpallje te shtetit, berisha shperthente Gerdecin . E shumeeeeee
Ky eshte bashkepuntori I tyre qe I vuri flakes shqiptarve. Lulshit lulezime bashuqi vjen pas me spiunlleqe.
Lidhja e Rames me Serbine-Rusine (Vuçiç-Putin) tregon se Rama nuk ka ma ato lidhje me Erdoganin si ma perpara.
Mendoj se eshte dhe nje variant tjeter:
1. Vucic do ta kete mire me Amerike dhe Europen por eshte nen presionin e Nacionalisteve Serbe qe u cuan kunder investime kineze per hapjen e kanalit qe do lidhi Danubin me detin mesdhe ne afersi te Selanikut.
2. Ndofta disa veprime te Vucicit kane te bejne me perpjekjet e tij per “Ti ulur presionin e gjakut” ketyre Nacionalisteve qe pa e kuptuar as vete, po veprojne kunder interesave te Serbise.
3. Mundet qe Ambasadori Rus ka shkuar ne kufi per te dhene nacionalisteve serbe nje ilac suplementar per ti ulur tensionin i gjakut.
4. Kjo menyre arsyetimi mendoj se ka nje probalitet te madh, qe keto ngjarje ne veri te Kosoves te jene teatrale per te ulur dozen e marezise te nacionalisteve Serbe qe “per nje plesht djegin jorganin”
Dakort ne sa shkruhet, pervec “perfundimeve” per Open Ballkan. A nuk po kerkon Kosova reciprocitet me Serbine dhe a nuk kerkon te njejten gje edhe Balkani i Hapur?
Alternativa e mos pranimit te bashkepunimit me Open Ballkan eshte … lufta. A jemi te sigurte qe te tjeret do te luftojne per ne ne vazhdim? Per sa kohe? Zoti Murati e ka shkruar kete artikull me fryme “payriotike” duke nenkuptuar qeNato do te luftoje per ne. Gabim.
Ballkan i Hapur eshte zgjidhja afatgjate edhe pasi Vucic e Rama nuk do te jene me ne pushtet. Ne shqiptaret nuk mund te kemi opcion “luften” por vetem diplomacine. Edhe vellai yne i madh USA do te na doje me shume nese do dime ta ruajme edhe “ate vete” nga perplasjet ushtarake.
Alternativa eshte lufta thote ky idioti siper.
Cfare mendimi ke per alternativen e njohjes se Kosoves?
Per te njohur Kosoven shtet ka dy rruge; ose ti mundesh serbet (ndoshta edhe ruset) me lufte, ose te perdoresh diplomacine. Pra Njohja e Kosoves nuk eshte “opcion” por qellim. Open Ballkan eshte nje mjet i mire diplomatik i cili bashke me shterngesat qe krijon USA dhe BE mund te arrihet rezultati. Pra kur shkruaj me lart per mungese alternative, kam parasysh qe pikerisht trashesia per te kuptuar Open Ballkan e dergoi Kurtin te gaboje ne zgjedhjen e tij edhe pse ne thelb ka te drejte per reciprocitetin. Zgjodhi opcionin e rrezikut ne vend te diplomacise. Kush do ta shpetoje tani nga gabimi? Cfare ndodh nese serbet pushtojne veriun ? E fundit; Ju me quani te trashe jo sepse jeni me i zgjuar por sepse jeni morr pa edukate.
O kurva e Dule Vucicit, ASD
Alternativa e pare: Lufta
Ky “opcion” u “koncumua”.
Po ke marre vesh gje nga kjo bote, dikur Bota beri Lufte me Serbine dhe …e mundi.
Kosova e Fitoi Luften, o kurve e Dules.
Dhe pas Luftes vazhdon lufta diplomatike.
Aty hyri ne loje tradhetia shqiptare.
Ne vend te bente lufte Diplomatike per njohjen e Kosoves beri Lufte Diplomatike per rehabilitimin e Serbise, dhe kthimin e Pavaresise se Kosoves
Keto dokrat me Open Ballkan, jane Opcioni i vetem i dhiareve te ndyre tradhtare, qe e shesin tradhetine per Opcion edukativ
Ti mirela me dukesh shume e irituar. Oret e gjata tek semafori ta prishin gojen.
Ne flasim kot për Serbin e Moskën, kur problemet tona quhen Rama, Basha. Meta dhe Berisha ama po na marin të keqen 😉
Ne arenen nderkombetare ky shumica jone nuk preket ne aspektin emocional, analiza juaj eshte perfekte..
Por kur nderhyn ne ne politikat e brendeshme nuk je fare bindes. Hapur fare mban ane..
Qendro tek e para se aty e gjen veten dhe je extra komod…
I ke lene brezave mjaft shkrime me vlera..
Prandaj mendoj se nuk duhet te ngaterrohesh me politikat e brendeshme..
Fundja eshte e drejta juaj…
domethene qe…!?
Cfare doje te thoje?
Faleminderit Z.Murati
O Shaban mos i bjer rrotull, lere ca ben Rusi po na trego ca ben NATO dhe Amerika kur spurdhjaku Serb e kercenon,kthe koken dhe kujto luften ne 99,kur Serbia armatosej nga Rusia e UCK nuk kishte te drejte dhe nje kallash kinezta merrte nga Shqiperia, nese Rusia po luan fort pse Amerika nuk armatos kosoven e Shqiperine hic me pak po sa ben Rusia per Serbine. Do guxonte kopili Serb nese perballe do kish raketat anti ajrore e antitank,do guxonte spurdhjaku te bente teater nese perballe do te kishte nje reagim te forte nderkombetar, Vucici do vazhdoj te bej gallate per sa kohe Shqiptaret te jene vetem e pa miq te besushem.
Spurdhjakët serbë të Ballkanit janë të rrezikshëm dhe të paparashikueshëm sikurse ndodhi me patriotin nacionalist serb që vrau arqidukën Ferdinand që fuqitë e mëdha europiane të ndiznin motorrët makabër të luftës së parë botërore për të rindar botën
që kthyen pjesën më aktive të popullsisë europiane, me miljona, në kërma në llogoret e fushave të betejave heroike për lavdinë e kajzerëve, carëve , mbretërve dhe për të pasuruar krupët kapitalistë të pangopur të armatimeve
prandaj i nderuar Shaban mos e quaj spurdhjak aventurierin Vuçiç rritur në kopshtin makabër të nacionalizmit shovinist serb të kasapit të marrosur Millosheviç,spurdhjak që në lojën gjeopolitike të neo Hitlerëve të sotëm mund të kthehet në një detonator i rrezikshëm luftrash jo vetëm të permasave lokale dhe
ky spurdhjak nuk mund të bëj teatër sikurse thot strategu i Open Ballkan,me rreshtimin e po atyre arkanëve kanibalë sërb që akoma s’ kan hequr dhe nuk duan ti heqin uniformat e përgjakura të luftës pa lavdi të Kosovës, mbi tanke dhe aeroplanë rusë me motorra të ndezur në kufi me Kosovën dhe në rrugët brënda Kosovës që të çojnë në pikat kufitare, gati për të pritur urdhrin nga Moska që të ripërsërin “heroizmat” e tyre si në epokën e babajt që i frymzon, të ndjerit me damkën e kriminelit Millosheviç.
Më vjen keq që shoku Edi me një qese plasitke në dorë po mbledh këmbadoras posht zinxhirave të tankeve të vllaut Vuçiç, copat e marrveshjes së Open Ballkan bër copë e çikë nga zinxhirët e këtyre tankeve paqësor dhe
duke tundër këtë qese mjerane me copa letrash të shqyera nga do që vete, brret i shkreti i zhgënjyer nga vllau, duke u sforcuar:
– Open Ballkan nuk ka ngordhur, është e ardhmja, ja tek e kam unë këtu në këtë qese……
dhe tund e shkund qesen më kotë se as Merkel, as Van der Lejn, as një nuk e beson, përveç
patronazhistëve të tij besnik që komentojnë në këtë faqe sikur të ishin agjentë të rekrutuar personalisht nga ministri i brëndshëm serb, arkani i punëve të fshehta subversive Vulin dhe
sikur lexojnë ato që Vulin u ka shkruajtur me profesionalizmin e një antishqiptari të betuar dhe dinak
duke shtrëmbëruar me dhelpëri ato që diplomati Shaban i shkruan me një analizë të thelluar të ngjarjeve dhe nuk mund të mohohen por janë këshilla të urta dhe të duhura për ata që na qeverisin por që me kokfortësi akoma përjetojnë improvizimet e tyre primitive individuale edhe të rrezikshme për vëndin dhe kombin në politikën e jashtme.
Une pjeserishte i mbeshtes mendimete z.Murati . Ai ka te drejte kur thote se ka nje impenjim te Rusise per te mbajtur Kosoven nen kontroll .Nuk eshte i qarte mendimi qe e quan Kosoven Rusi .Ky absurditet qe dhe propogandohet nga shtypi rus ka qellime te tjera . Influenca ruse ne Ballkan nuk mund te mbahet duke mbajtur peng Kosoven .Ndoshta kane te dhena te tjera ruset lidhur me politikat e me vonshme. Rusija i trembet pikerishte ides se Ballkanit te hapur qe ka mbeshtetjen kryesore nga SH.B.A dhe Evropa .
Le te ndalemi pak ketu e te arrijme ne nje konkluzjon mbi bazen e ngjarjeve qe nga pavarsija e Kosoves si shtet nen kujdesin e EULEKsit. Dihet, qe plani i Atisarit, ku rane dakorte fuqite kryesore te Evropes dhe Rusija, parashikonte nje pavarsi te Kosoves nga Serbija por e shtrire ne disa faza qe konfliktet e armatosur ne Ballkan ti jepej fund .Pa dyshim qe kjo dote ishte nje rruge e veshtire mbasi Serbija nuk e suportonte ndarjen e Kosoves nga influenca serbe . I vetmi pretendim qe sot qendronja eshte qe Serbija te perfitoje pjesen veriore te Kosoves qe banohet me shumice serbe. Kjesaj ideje i eshte bashkuar dhe Rusija qe here pas here eshte treguar aktive ne favor te Serbise. Por te mos harrojme nje fakte qe kjo ide bije ,SH.B.A i qendron strikt marveshjes se Atisarit qe kufijte e vendosur nuk ndryshojne .Ketu rrezohen te gjitha nderhyrjet dipllomatike te Serbise e te Rusise ne lidhje me Kosoven . SH.B.A eshte ulurt kembekryq ne Kosove dhe ska per te lejuar asnje force tjeter te fus hundet .
Serbija e di shume mire qe punet me Kosoven jane mbyllur . Ajo per inerci dhe te situatave te brendshme mban te ngrehur kete konflikte .I intereson se dy Aleatet e tij Rusija e Kina po i japin ndihma e mbeshtetje te fuqishme qe kane rritur potencjalin ekonomik .
Si i shikoje une prespektivat e te ardhmes lidhur me kete lemsh qe po merr kohe e demton stabilitetitn e Ballkanin Perendimor .Serbet do te terhiqen duke e njohur pamvarsin e Kosoves.Rusija do te beje presjone mbasi e shikon qe do ti largohet influenca ne Ballkanin perendimor . Ata e dine se Ballkani perendimor eshte ne krahun e SH.B.A dhe Evropes .SH.B.A do ti beje favore Serbise sa qe ajo dote pranoje cdo marveshje qe dote nenshkruaj nen diktatin e SH.B.A . Evropa ,qe e dim qe ska forca te marri rrolin kryesor ne Ballkanin perendimor, do terhiqet .Ajo i ka dhene sinjalet duke i penguar vendet e Ballkanit perendimor ti bashkangjiten.Mbeshtet Ballkanin e Hapur si obsjoni me imire per te .Me kete strategji Evropa shmang te gjitha ceshtjet qe do te dilnin ne se ajo do ti perfshinte ne famijlen e saj .Kete barr shume te rende ,per zgjidhje e problemeve ndersheterore midis fqinjve ,do tja lere ta bejne SH.B. A e cila dote diktoj influesncen e saj ne Ballkanin perendimor .
Uroj qe perceptimi, nuhatja, intuita, deshirat emira te Zotit Spata te realizohen ne menyren si ai shprehet ose ne nje menyre ekuivalente e te kenaqeshme per popullsin shqiptar jashte territorit te shqiperise.
Murat e te tjere qe komentoni dhe NATO-n komentoni..! Vendet e NATO-s armatosen, te “fortet” ju shesin arme te dobet e..! Shihni, vendi I Im Greqia, ble armatime (anije aeroplane) nga Galia..! Pra si Galia qe c’do shqiptar e di, ne Shqiperi I thone France
ne NATO te antaresuara, me ushtri te blinduara, perballe eshte Turqia, qe po “tremb” dhe dhenjte e mija, fuqi e dyte ne NATO, pas Amerkise, simbolin
te liri – demokracise..! E treta esht Galia, qe “qeteson” dhenjte e mija..! Pra Murat, bej analize..!
Vucic nuk eshte spurdhisk, eshte dy metro apo dhe pak… eshte president I Serbise, shok me Ramen e Shqiperise..! Ti po do “hiqu bos”, por “njeshat” te mos I ofendosh..! Ti, me fal, po je me I mire, per ta Shqiperia ka deshire..! Futu pra ne politike, nga “sourdhiaket” nuk ke frike..!
Qendrimi I vendosur I Rames per ballkanin e shqyer duhet kerkuar ne vasalitetin e Rames ndaj Sorosit , me te cilin u takua se fundmI dhe ka gjasa qe ti jete terhequr veshi qe nuk ka aritur rezultatet qe I jane ngarkuar , prandaj dhe ai ishte aq I vendosur dhe I vrerosur njekohesisht kur fliste per kete project me nje arrogance inatcore per ata qe nuk e perkrahin projektin
Kjo Paqe e zvarritur nga Kosova dhe Serbia, me nderhyrjen e tradhetise se Tiranes nje dite do marri fund.
Ose me perplasje te dhunshme, ose me terheqjen e Serbise.
Humbja, nese humbim eshte e pashmangshme sikur dhe te mbajme kete politke “paqesore” te Rames dhe te tradhtareve, te cilet, gjoja ne emer te Paqes na e kane futur Serbine kembekryq ne Shqiperi, dhe po na e mbushin dhe popullsine me emigrante nga bota,, po perzene shqiptaret dhe po i varferojne ne kulm, dhe po i gjunjezojne perballe Serbise me mallra e produkte serbe.
Dhe ushtrine dhe shtetin do ja vene ne sherbim Vucicit, me Open Ballkan, kuptohet.
Keshtu qe ngado qe ta kthesh, si Paqja e Ramtuti dhe Lufta e Albinit nese humbet kane te njejtin fund. Humbjen.
Me Paqen e Ramutit pushtohet Shqiperia.
Me Luften e Albinit ben vaki humbet paqe Kosova.
Po ben vaki dhe e fiton njehere e mire.
Keto jane “opcionet” e shqiptareve
Zgjidhni e merrni
Krimba nen Ramutin, apo burra ne te drejten tone si komb.
Himni Kombetar, nese vazhdojme ta kemi nje te tille, thote saktesisht:
Prej Lufte vec ai largohet,
qe eshte lindur tradhetar..
SI TE MOS KETE STRES GEBELSI I SHESHEL HIMLERIT DHE SLLOBODAN HITLERIT TE BALLKANIT …
– Nuk ka mjek qe e sheron e as dreq qe e shpeton Aleksander Vucic Buzevicin !
I faniten naten per Hane e diten per Diell fantazmat e Shebrenices, Recakut… e dhjetera mijera viktimave te holokaustit dhe terrorizmit, genocidit dhe “tokes se djegur” te Kosoves, Bosnjes perfshi bebe te palindura ne barkun e nenave bashke me to, vajza minorene te perdhunuara në orgji shtazarakev, pleq e plaka me nje kembe në varr te ekzekutuara nga cetniket e tigrat serbo- ruse te Arkanjit e Sllobodanit, tokat djegura dhe shtepite e pasurite e shqiptareve ne zjarr e flake…
Jo sot por edhe sa te jete gjalle, bile edhe ne varr ketij Gebelsi te Sheshel Himlerit dhe Miilloshevic Hitlerit te Ballkanit !
Nuk ka mjek qe e sheron e as dreq qe e shpeton Aleksander Vucic Buzevicin !
KOHA, I JEP TË DREJTË AMBASADOR MURATIT
Në të gjithë veprën diplomatike dhe publicistike të këtij njeriu, përveç vlerave të pa diskutueshme të analizës unikale, ka një tregues të pa ndrysheshëm: KOHERENCA.
Dhe libri i botuar në Moskë, më 27 Shtator të këtij viti, i jep të drejtën Ambasadorit tonë të shquar, Profesor Shabanit.
Sepse ai libër, i përbërë nga studimet e diplomacisë ruse, sjell në esencë, gjithë ato që ky njeri ka shkruar ndër vite.
Pra, “Kosova është pjesë e…Rusisë”!
Për fat të keq, ky vend i ka pasur të paktë njerëzit si Shaban Murati, e sot, ka vetëm një analist që nuk bën Pazar me profesionalizmin e tij. Por që i thotë gjërat me emrin që kanë, sado të mos t`i vijë mirë Tiranës “zyrtare”. E ky analist, është vetëm Shaban Murati.
Mirë deri dje, se Tirana “nuk dinte gjë”(edhe pse çdo javë Ambasadori ynë i shquar, i shkruante të vërtetat).
Po tani, që vetë rusët, i shkruajnë të zezë mbi të bardhë, qëllimet e tyre, ato qëllime, që Shaban Murati, i ka zbërthyer ndër vite, çfarë ka për të thënë, diplomacia hermafrodite e Tiranës?!?
Po për Albin Kurtin, çfarë mund të na thotë sot, tirana e njerëzve të vegjël, që ai në Bruksel, fitoi të drejtën edhe në tavolinë?!?
Kur të arrijmë të bëjmë shtet, do t`i njihen vlerat këtij njeriu: Ambasadorit tonë të Shquar, Profesor Shaban Muratit…
Patetizmi i Shabes i perngjan fjalimeve te kohes se Enverit, te cilat ishin thjesht monologje qe s’i degjonte kush! Shaba i largohet problemit aktual, duket ngaqe asaj kohe, kur qeveria e Kosoves nenshkroi heqjen e prezantimit te saj si ‘republike’, Shaba do te kete heshtur! Pikerisht per kete gabim te qeverise se Kosoves, te cilin ajo e beri edhe ca nen presionin e EU-s, e tek i cili kapet tani Vucici, Shaba nuk ben fjale fare! Persa i perket Rusise, Rusia e Putinit tani nuk e ka ne plan te saj Kosoven, por mardheniet me Europen, qe do ti intesifikoje dhe zgjeroje! Ndaj ka rene dakort te pranoje cdo zgjidhje te Beogradit dhe Prishtines! Se c’thote nje a tjeter nacionalist rus, kjo nuk perben per momentin politiken ruse!
Nejse, shpresoj te mos ashpersohet gjendja, se nuk kane faj nje pjese e madhe e miletit kosovar, qe shikojne punen, se po u ashpersua, do ti shohim patriotet alla Shabane, nese do ti dalin ne balle deri ne fund gjendjes, apo do fshihen si krimbat nen toke!
Kuluf! Thelbin e qenies tende, e ke vendosur ne mbiemer. Dhe, a e di ti, qe ke zgjedhur mbiemrin qe te takon?
E fliske mire shqipen! Urime!
Mire e ke o zoti Bugajski, sakte fare! Vertet nje spurdhjak ballkanik si Sander Vucic i dergon ultimatume NATO !!!
Por a nuk tregon kjo se edhe NATO ka degjeneruar aq sa ti vijne ultimatume nga spurdhjak ballkanik?
(Meqe ra fjala, po ai Timonieri i Rilindjes shqiptare qe rri poshte tavolines se Minishengenit te atij spurdhjakut ballkanik, si i bie te jete, Superspurdhjaku?)
Ku ke qenë ti Shabë, gjatë Luftës së Kosovës, në 98-99??
Z. Murati respekte.Per mendimin tim “OPEN BALLKAN” eshte ” Mikro lidhia ortodokse ballkanike” kunder kombit shqiptar.Kur u be MAKRO lidhia ortodokse e kater shteteve ballkanik (DEFAKTO lidhie kunder kombit Shqiptar) pyeta veten ku eshte vendi i bashkesis ortodokse shqiptare me krye hiresine e tij “SKIPETARIN JANULLATOS” dhe pyeties time ja dha pergjigjen “OPEN BALLKAN” .Jam ateist,jam kunder myslymanizmit por ortodoksizmi eshte VARI I SQIPTARIS
Naton e Shkerdhyen ca barinj rreckaman zemerluan Talibans dhe jo mos e shkerdhej Serbua me Rusine. Amerika luan lojra kunder Shqiptareve ne Ballkan. jane qindra miliarde dollar qe ka investuar Amerika ne Serbi.