17 shkurti është një ditë e shënuar për gjithë shqiptarët kudo që janë, pasi përkon me datën kur Kosova u shpall e pavarur.
Në kuadër të 12-vjetorit të pavarësisë së Kosovës, do të organizohen një sërë aktivitetesh nga institucionet qendrore dhe lokale kosovare.
Kosova, e njohur nga 116 shtete, do të shënojë këtë përvjetor me një qeveri të re të udhëhequr nga Albin Kurti nga Lëvizja Vetëvendosje.
Më poshtë 10 fakte rreth kësaj dite të shënuar për shqiptarët e Kosovës.
1) Pavarësia e Kosovës është shpallur me datën 17 shkurt 2008, në orën 15:39 minuta
2) Dizajnues i flamurit dhe i stemës së Kosovës: Muhamer Ibrahimi
3) Të parët që nënshkruan deklaratën e pavarësisë së Kosovës, ishin: presidenti Fatmir Sejdiu, kryetari i kuvendit, Jakup Krasniqi, si dhe kryeministri i vendit, Hashim Thaçi.
4) Shtetet e para që njohën Kosovën si shtet pas shpalljes së pavarësisë ishin: Kosta Rika, SHBA, Franca, Afganistani, Shqipëria, Turqia, Britania e Madhe etj.
5) Pergamena e vjetër 200 vjeçare në të cilën është nënshkruar deklarata e pavarësisë së Kosovës, gjendet në zyrën e kryetarit të Kuvendit.
6) Përveç pergamenës, aty gjenden edhe lapsi me të cilin vënë nënshkrimet, listat e nënshkrimeve të deputetëve pjesëmarrës seancë, si dhe flamuri i vendosur në seancën e shpalljes së pavarësisë.
7) Muzeu i Londrës ishte ai që ia fali Kosovës pergamenën për shpalljen e pavarësisë!
8) Flamujt e parë të Republikës së Kosovës ishin shtypur në Turqi.
9) Himni i Kosovës, i kompozuar nga kompozitori Mendi Mengjiqi, për herë të parë ishte intonuar në seancën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
10) Yjet e bardhë në flamurin e Kosovës simbolizojnë komunitetet e ndryshme që jetojnë në Kosovë, harta e verdhë simbolizon pasurinë e Kosovës, ndërsa ngjyyra e kaltër simbolizon Evropën.
o.j/dita

Na çate trapin me keto festime pa fund. Si nuk festuan keshtu si idiote francezet, anglezet a gjermanet?
Popull katundar!
Kosova ne Pavaresi? Kosova ka 12 vjet kavie eksperimentale e Perendimit qe e cliroi nga Serbia per ta roberuar me keq se Serbia.
Mjafton ai flamur karikature qe ky Perendim i ka imponuar Kosoves, si dhe trysnia per ta quajtur Kosoven e mbi 90% shqiptareve si “Multietnike” per tu bindur se Kosova ka 12 vjet parcele eksperimentale dhe domen i Perendimit pa kurrfare Pavaresie.
Mrekullia e festes se pavaresise eshte largimi I okupuesit serbe me 12 Qershor 1999,Liria e fituar shqiptare pas 87 vjetesh roberimi,dhe pas 78 ditesh te bomabrdimeve te NATO-s,Shapllaja e pavaresise me 17 Shkrt 2008 dhe formimi institucioneve shteterore e qeveritare. por, theksueshem duket shemtia qeverisese e institucionev shteterore nga lidereizmi I personave ambicioz,tendencioz e synues primitiv.urerejtja ka arritur deri ne mosdurim dhe po te ishin ne pozicion do vrisnin njeri-tjeterin me me urrejtje se qe do vrisnin kendo t jeter.Kjo gjendje shpirterore e politike e shemtise se percarjes deri ne mosdurim, bene qe populli te ndjehet keq,apo te ndahte ne anues te klaneve percarse politike.
Kesaj dukuri qe, pas zgjedhjeve te 6 tetorit 1999, ka thelluar percarjen ndershqiptare ne nivel trishtues per popullin dhe shtetesine e Republikes se Kosoves.