Kosova hap kufijtë tokësorë, Kurti: Rinisin punën restorantet dhe qendrat tregtare

J L

Kryeministri në ikje i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se sot hapen 6 pikat kufitare në vend: Vermica, Kulla, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdara dhe Jarinja.

Në një postim në Facebook, kreu i qeverisë është shprehur se nga sot hapen edhe  çerdhet, kafenetë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare. Ai bërë edhe një sqarim për rkthimin e nxënësve në shkolla.

”Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor. Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik”, njofton Kurti.

Reagimi i plotë:

Në mbledhjen e 38-të të Qeverisë së Kosovës, me rekomandimin e IKShPK-së dhe ministrive të linjës, morëm vendimin për lehtësimin e masave ndaj COVID-19.

Nga nesër do të hapen:

– çerdhet publike e private nga mosha 0 deri në 5 vjeç të nivelit parashkollor;

– kufijtë tokësor, në 6 pika kufitare: Vermicë, Kullë, Hani i Elezit, Dheu i Bardhë, Merdarë dhe Jarinjë;

– kafeteritë, baret, restorantet dhe qendrat tregtare.

Rikthehet nëpër institucione publike të gjitha veprimet dhe i gjithë stafi.

Barnatoret e liçensuara i rikthehen punës dhe orarit të rregullt. Nga data 8 qershor deri më 19 qershor bëhet kthimi klasëve të nënta nëpër shkolla dhe organizohet testi i arritshmërisë i cili do të mbahet me 23 qershor.

Nga data 15 qershor deri më 30 qershor bëhet kthimi i klasëve të dymbëdhjeta nëpër shkolla dhe organizohet testi i maturës i cili do të mbahet me 4 korrik.

Rekomandimet nga aspekti shëndetësor për mbajtjen e distancës fizike, higjienës personale dhe masave tjera mbrojtëse janë përgatitur nga rekomandimet e IKShP dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Rekomandimet specifike për hapjen e këtyre aktiviteteve janë pjesë e ministrive përkatëse.

 

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *