Kosova ka edhe dy kritere për vizat

Saimir Lleshi

Ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku ka thënë se janë përmbushur gjashtë nga tetë kriteret e mbetura për liberalizimin e vizave, derisa ka raportuar pranë Qeverisë lidhur me këtë çështje.

Kriteret e papërmbushura sipas tij, janë kërkesat e paraqitura enkas për Kosovën që më parë s`kanë qenë, të cilat janë Demarkacioni i kufirit me Malin e Zi dhe objekti i Avokatit të Popullit.

“Për Zyrën e Avokatit presim që të dyja palët të jenë të arsyeshme dhe të mos ketë presioni mbi asnjërën palë” ka theksuar ai.

Ndërkaq, sa i përket Demarkacionit, Ministri i Integrimit Evropian deklaroi se kjo çështje nuk është pengesë për marrjen e rekomandimit për vizat.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *