Ekipi i ri negociator zyrtar i Prishtinës për bisedimet me Beogradin në Bruksel ka rënë dakord me atë që ai e quan një “Platformë Dialogu” për negociatat mbi një marrëveshje përfundimtare dhe të detyrueshme ligjore për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, duke përfshirë një kërkesë që Beogradi zotohet të njohë Kosovën.
Platforma e negociatave, të cilën BIRN e ka parë, iu dërgua të premten në kryetarit të parlamentit Kadri Veseli dhe së shpejti do të kalohet në votim.
Parimi i parë i dakorduar nga negociatorët thotë se qëllimi kryesor i Kosovës është të sigurojë njohje nga Serbia me katër premtime ligjore, duke përfshirë heqjen dorë të kundërshtimeve të Beogradit për anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Dokumenti i platformës thotë se Prishtina dëshiron “ndalimin e të gjitha veprimtarive që pengojnë Kosovën në rrugën drejt njohjes së saj ndërkombëtare si një vend i pavarur dhe sovran; respektimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës; ndalimi i kundërshtimeve apo inkurajimi i palëve të treta për të kundërshtuar aplikimin e Republikës së Kosovës për t’u bashkuar me organizatat ndërkombëtare, duke përfshirë OKB-në, Këshillin e Europës, OSBE-në dhe agjencitë e tyre; si dhe heqjen dorë nga të gjitha llojet e ndërhyrjeve në çështjet e brendshme apo në marrëdhëniet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës”.
Platforma këmbëngul se një marrëveshje përfundimtare me Beogradin duhet të përfshijë një marrëveshje për krijimin e një gjykate të re “për hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e krimeve të luftës të kryera nga Serbia në Kosovë në vitin 1998 dhe 1999”.
Sugjerimi i një gjykate të re për të gjykuar serbët vjen ndërsa Dhomat e Specializuara të Kosovës, një gjykatë me bazë në Hagë e ngritur për të gjykuar ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të tjerë për krimet e kohës së luftës në Kosovë, përgatitet të ngrejë paditë e para.
Platforma e negociatorëve të Kosovës thotë gjithashtu se çështjet si personat e zhdukur gjatë luftës, viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës dhe dëmshpërblimet për dëmet e shkaktuara gjatë luftës duhet të bëhen pjesë e negociatave me Serbinë.
Platforma përfshin edhe një parim tjetër që thotë se territori i Kosovës nuk do të ndryshohet.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi shkaktoi polemika vitin e kaluar kur sugjeroi se mund të kishte një “korrigjim kufitar” me Serbinë si pjesë e një marrëveshjeje përfundimtare për të normalizuar marrëdhëniet.
Çështja shkaktoi një përçarje serioze midis Thaçit dhe kryeministrit Ramush Haradinaj, i cili kundërshton fuqishëm çdo ndryshim kufitar si shkëmbim territori me Serbinë.
Pas dorëzimit të platformës te kryetari i parlamentit, udhëheqësi i përbashkët i ekipit negociator, Fatmir Limaj, i bëri thirrje deputetëve ta miratojnë atë.
“Parimet janë ato që garantojnë paqen në këtë pjesë të rajonit. Të gjithë duhet ta kenë të qartë se Kosova po shkon në Bruksel për njohje, asgjë më shumë,” tha Limaj për mediat.
Sipas platformës, marrëveshja përfundimtare midis Prishtinës dhe Beogradit do të hyjë në fuqi vetëm pasi: a) Serbia të njohë Kosovën, b) në Kosovë të mbahet një referendum për marrëveshjen dhe c) marrëveshja të ratifikohet nga parlamentet e të dy vendeve.”
Serbia është zotuar të mos e njohë kurrë ish-provincën e saj si të pavarur.
Bisedimet midis zyrtarëve nga Prishtina dhe Beogradi kanë vazhduar në Bruksel që nga viti 2013 dhe një rezultat i suksesshëm shihet si vendimtar për shpresat që të dy vendet të anëtarësohen në BE.
Megjithatë, bisedimet aktualisht janë pezulluar pas një debati për vendosjen e taksave nga ana e Kosovës për mallrat e importuara nga Serbia.
Die Morina / Gazetare e Rrjetit Ballkanik të Gazetarisë Investigative në Kosovë.

Pervec Fatmir Limes ,te dy keta tjeret jane debila kretena,dy fjale rrjedhshem nuk din ti lidhin.Ky Thaqi kur flet eshte i pa kuptimshem ,konfuz,me lidhje jo te plote logjike te fjaleve,duke perdore disa terme vend e pa vende,thjesht dele injorant.Ky Ahmeti eshte i teri komplet analfabet ne gjuhen e komunikimit.
Mark Skinner: antropolog i mjekesise ligjore i ICMP
Të paktën 82 shqiptarëve që u dërguan gjallë në Serbi, gjatë luftës, u janë marrë organet vitale te tyre dhe pastaj trupat e shqiptareve te masakriran jane hedhur ne varreza masive ne Serbi
Ky raport, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, flet për të paktën 82 persona të cilët janë dërguar të gjallë në Serbi, dhe të njëjtëve u janë marrë organet.
Në raportin e Komisionit Ndërkombëtarë për Persona të Zhdukur, të publikuar së fundi, kanë lindur dyshime serioze se civilëve shqiptar të marr peng nga forcat serbe, kur janë dërguar në Serbi u janë hequr organet.
Ky raport, i hartuar nga antropologu i lartë i ICMP-së, për mjekësi ligjore Dr.Mark Skinner, flet për të paktën 82 persona të cilët janë dërguar të gjallë në Serbi, dhe të njëjtëve u janë marrë organet.
Më pas ata ishin varrosur me arkivole dhe qese të etiketuara në varrezat e Rashkës, Batanjicës dhe Petrovosellës.
Bukur .
Te 82 shqiptarve me siguri njihen me emre e mbiemer nga qe nuk jane shume per te mos u njohur.Po ama si kryerje krimit asht aq e madhe sikur vetem nji te jete krininalizue e jo ma 82 veta te shendetshem per transplant organesh.Sikur te mos ekzistojne asnji fakt tjeter kriminal,po vetem me kete fakt,Serbia duhet te pranoj cdo kusht qe do kerkohet nga sheti i Kosoves ta pranoj e te mos e kundershtoj.Duke fillue qe ne njohjen e pavarsise se kosoves.
Emrat dhe mbiemrat e 82 shqiptareve , deri para kidnapimit te shendosh , te transportuar dhuneshem ne Serbi per qellim teansplanti,eshte dashur deri sot autoritetet e Kosoves te ishin ne dijeni dhe ta kishin ngritur kete qeshtje te tmerreshme ne gjyqin nderkombtar per krime lufte por edhe duhet te kishin kerkuar nga antropologu nderkombtar i mjekesise ligjore dr. Mark Skinner per emrat dhe mbiemrat e viktimave sepse eksperti nderkombtar i mjekesise ligjore ato shenime te rendesishme duhet ti kete marre nga organet kompetente serbe sikur edhe duhet ti kete marre edhe emrat dhe mbiemrat e kryeseve t e kesaje vepre makabre dhe urdherdhenesve t e tyre dhe jo sot te qohet kaq pluhur per shkembim teritoresh, korigjim kufijsh ose njifar ridijzajnimi i paqene …!