Kosova: Klinika pa leje? Është vetëm një ndërtesë prej dërrase. Për Berishën, fjalët më të mira

Bledar Lumani

Kandidati i PD-së për Tiranën, Halim Kosova, mohon që klinika e tij private të jetë pa leje.

Ai thotë se pa leje është vetëm një ndërtesë prej dërrase sipër klinikës së tij, të cilën kërkon ta legalizojë.

Pa leje?! Asnjëherë! Klinikën e kam 20 vjet që e kam ndërtuar. Të gjithë qytetarët e dinë që kam kontakt me sistemin shëndetësor publik. Në 2004 më hoqën nga drejtori, nuk ishte një prej ditëve më të mira. Fakti është që Rama më ka ndihmuar, me ndërhyrjen e Blushit, fakti është që unë e kisha me hipotekë klinikën e parë, por figuronte pa hipotekë.

Rama më ka ndihmuar, më dha një të drejtë, ndryshoi planin e lagjes për atë që më takonte. Tani mbi klinikë ka një ndërtesë prej dërrase. Kërkoj legalizimin e kësaj, dua vetëm kaq, nëse më takon, nëse jo e heq. Është më mirë të jesh transparent dhe sa më shpejt çdo njeri ta kuptojë këtë, aq më i suksesshëm do të jetë”, tha Kosova në emisionin “Top Story”.

Ai ndërkohë i është shmangur pyetjeve të bëra publikisht nga Veliaj, teksa ka shkamngur çështjen e Gërdecit dhe ka vlerësuar Berishën.

Po cfarë lidhjeje ka kjo me kandidimin në Tiranë?

Le të thëm një hollësi.

Kur ka ndodhur Gërdeci kam qenë në Zvicër.

Kur më lajmëruan që ka ndodhur jam lidhur me maternitetin dhe kam kërkuar të lirohej salla dhe ta ktheja në qendër të ndihmës së shpejtë.

Ktheva shoferët në punë, ambulancat ishin të gjitha në dispozicion.

Sa për Berishën kam mendimin më të mirë.

Ai më la dorë të lirë për çdo projekt timin”, tha Kosova.

 

Share This Article
10 Comments
  • Berisha i mirë se të la ty dorë të lirë?
    Çfarë mentaliteti, më fal po e dhjeve këtë punë doktor Halimi.

    • Dhe gjithmone shmanget per t’iu pergjigjur publikut dhe thote ate qe do vete te thote, jo ate qe publiku kerkon te degjoje. Provat jane te pamohueshme, por serish ju vazhdoni te flisni ne ajer, pa baza, pse nuk e nxjerr dokumentin kur e ke legalizuar kliniken tende?

      • Te gjithe njerezit qe lidhen me Berishen, gjithe historine e erret te politikaneve qe e moren peng kete vend, qe lidhen po me berishen, duhet t’i spastrojme njehere nga politika shqiptare, nje nder to eshte edhe Halimi.

  • Projektet e Halimit kane ndihmuar shoqerine shqiptare per te cuar ne nje tjeter nivel tekonologjine spitalore, keshtu qe pergozoj z.Berishen qe nuk e ka mbeshtetur projektet e halim Kosoves!

  • Ky me sa shoh une pervec zanatit te parjes se vegles se grave paske mbetur tyc per punet e shtetit.Cuditem si i vendosnin keta njerez ministra.Ky nuk duket as i mencem mor yahu.

  • Cfare klinike ka pasur te legalizuar ky genjeshtare. Ndertoi ne toke shteterore si kanibal para pallatit ku banonte nje ndertim ne 1994 dhe punonte pa license e taksa. Ia legalizoi Rama dhe e prishi kliniken te gjithe pas legalizimit dhe e ndertoi pese katesh sigurisht pa leje dhe me te madhe sec e kishte. Ky mendon qe lagjjja nuk e njeh dhe nuk e ka pare? Nuk u merte per lindje leke por i thoshte familjareve njerit me sill betonin, tjetri. Sillte tullat, tjetri mermerin.. Dhe thote jam i ndershem. Ik ore se le nam!!!

  • KUR MESUDI BEHET MAKSUT

    Eshte shume me e thjeshte skema e “pastrimit” te parave te qelbura nga korrupsioni pasiv dhe aktiv, krimi i organizuar dhe vjedhja direkte e pasurise publike.
    E kjo ndodh kryesisht ne Shqiperi e mbase edhe ne Kosove e ndonje vend tjeter fqinj. Per te ngelur ne teme Mark Frroku kishte mbi pese emra e pasaporta ne “bizneset” e tij fitimprures. Sa te tjere jane markfrroket e turnit ?

    Halimi i Gezimes se Eqremit, çdo gje kishte menduar kur pluhurosej tek muhametgjolleshet e betonierave te NSHN-se, po qe do vinte dita te ndryshonte edhe atesine, per hir te “kauzes se madhe”, besoj nuk do i kishte kaluar ne rradaken e tij kosovaro-maqedonase.

    Ky i ndershmi i vezhgimeve shurranore, posedon nje sere apartamentesh jo vetem ne emer te te atit, te te s’emes, te Elses, por edhe ne emrin e tij me atesi te ndryshuar.

    Ne kadaster rezulton si pronar me emrin…. (hapu qiell dhe perpije te tere !):
    Halim Maksut Kosova !

    Ja vetem pasurite e tij me kete emer:

    Zona Kadastrale 8270 – Tirane

    Num i pasurise : 6/299 – 6/96-N1 – 6/96-N3 – 6/353 – 6/353-N1 – 6/353-N4 – 6/353-N2 – 6/29+1-7

    Jane plot nente apartamente ne vetem pronesine e rregjistruar (me emer te te atit nga Mesud ne Maksut). Ku ne te s’emes i mori parate ky qelbesire ? Sa te tjere hajdute e kriminele posedojne shumellojshmeri emrash e pasaportash, gjithnje me pelqimin e kryegansterucit Saimir Tahiri me shoke e shoqe …pak ?

  • O njerez nuk keni pse mereni me kliniken e Doktorit por me personalitetin dhe karakterin e tij. Halim Kosova eshte nje lider i vertete dhe mbi te gjitha shpresedhenes per Tiranen . Ka hyre ne kete gare me ide te qarta dhe per ndryshime reale , si per nje sherbim sa me te mire te qytetareve te tiranes ashtu edhe per ndryshimin e qytetit te Tiranes dhe rrethinave te tij .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *