Kosova luan në Shkodër, çmenden serbët

Dita

Mediat serbe e vlerësojnë si skandal faktin që Kosova do të luajë në stadiumin e Shkodrës ‘Loro Boriçi’.

Përfaqësuesja e Kosovës ndeshjet në shtëpi, në kualifikimet e Kampionatit Botëror ‘Rusia 2018’, do t’i luajë në stadiumin e Shkodrës.

Njoftimin e ka bërë publik vetë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, gjatë inaugurimit të ‘Loro Boriçi’

 Kurse, mediat serbe këtë nuk kanë nguruar që ta cilësojnë “skandaloze”. Kosova nuk ka infrastrukturë të përshtatshme në stadiumet e saj në Prishtinë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë në “Loro Boriçi” të Shkodrës.

Ky stadium sapo është vënë shërbim, pas një riparimi rrënjësor, që përmbush standardet e kërkuara ndërkombëtare.

Finlanda dhe Kosova do të përballen më 5 shtator në Turku, në kuadër të eliminatoreve për kualifikimet për Botërorin ‘Rusia 2018, raporton Express.

Kosova bën pjesë në Grupin I së bashku me Finlandën, Turqinë, Ukrainën dhe Islandën.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *