Gjenocidi / Kosova miraton një rezolutë për krimet serbe gjatë luftës

DITA Online

 

Kuvendi i Kosovës ka miratuar pasditen e sotme Rezolutën që dënon krimet serbe gjatë luftës së Kosovës, ndërsa për herë të parë i quan këto krime Gjenocid.

Kuvendi ka miratuar me 79 vota pro Rezolutën, ndërsa një pikë tjetër shumë e rëndësishme e saj është se kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës

Për miratimin e kësaj Rezolute ka reaguar dhe presidenti Hashim Thaçi i cili shprehet se tashmë që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, duhet gjetur mënyra e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime ndaj Kosovës.

‘E mirëpres miratimin e Rezolutës së Kuvendit të Kosovës, e cila dënon gjenocidin e shtetit serb në Kosovë. E para, rezoluta i quan me emrin e vërtetë: GJENOCID! – krimet e Serbisë në Kosovë. Dhe e dyta, rezoluta kërkon drejtësi për viktimat dhe të gjithë qytetarët e Kosovës.

Krimet e luftës as nuk vjetrohen dhe as nuk amnistohen. Tani që institucionet e drejtësisë janë në duart e kosovarëve, ne duhet ta gjejmë mënyrën e duhur që drejtësia të veprojë kundër të gjithë atyre që kanë kryer krime në Kosovë’, shkruan Thaçi.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Kjo fatëvrezolute thuajse asgjë nuk është si nuk marrin shembullin e qifutëve edhe pse në Gjermani e patën pësuar ende gjermanëve u arkëtojnë para kurse ne Kosovë në tokën tonë në shtëpitë tona pronat tona dhe të mos kërkohen kompenzime materiale nga Serbia me të drejtën ndërkombëtare është e pa mendë

    • Cifutet nuk jane shqiptar te regjimit te Kosoves , bashkepuntor te perfid te Serbise te cilet bejne perpjekje mbinjerzore ne rehabilitimin e krimineleve serb dhe urdherdheneseve te tyre por edhe amnestimin e shtetit te Serbise per gjenocid te ushtruar ne Kosove ndaj popullit shqiptar . Fotoja e Flora Brovines ne parlamentin e kosoves pikrisht kete cfare theme une e deshmon
      Kesi shembujsh nder udheheqesit te shtetit te izraelit te jene bashkpuntor te nazizmit gjerman as s mund te imagjinohet as sot e , sot e 70-80
      vite te shkuara

  • Nuk mjafton aspak , vetem nxjerrja e ligjeve , sepse per zbatimin e tyre duhen jo vetem njerez te afte , por edhe te vendosur e perkushtuar ; njeres te pergjegjshem e me vetedije te thelle kombetare , qe nder mjediset shqiptare , per fat te keq , po rrallohen cdo dite . Shif zonjen Brovina , nje politikane klasi. qe po lepin sot , ate qe peshtyu dje !

  • SHENIM:

    ME MIRE VONE SE KURRE !

    E vetmja gje per te cilen nuk pajtohem me PDK-ne e Hashim Thacit, me AAK-me e Ramush Haradinajt, me Nismen e Fatmir Limajt dhe me “ Vetvendosjen” e Albin Kurtit eshte vonesa e pajustifikueshme e kallximit dhe denimit te genocidit dhe terrorit shteteror serb me Kosove .
    Nuk po permend as LDK-ne e Isa Mustafes e as PDSH-ne Sali Berishes Sepse qendrimi i tyre njihet ngs Cdo shqiptar me dy pare mend ne koke !
    “ Kallxoni krimi al shteteror setb ne Kosove” eshte nje analize e shkruar qysh me korrikun e vitit 1999.
    Thirrja e korifeut te letrave shqipe dhe superambasadorit shqiptar ne Boten Ismail Kadarese me titull Kallxoni Krimin Serb I vitit 2000 po ashtu ra ne veshet e shurdher te qeverive dhe vendimarrjes politike te Kosoves .
    Me shume vend zune shpifjet, trillimet, mashtrimet e makines djallezore e thelbesisht antishqiptare te propagandes shqiptarofobe te propagandes se Beogradit sesa faktet e gjalla, deshmite autentike, provat shokuese te terrorit dhe genocidit, te Tokes se Djegur dhe deportimit masiv te mbi nje milione shqiptareve te Kosoves nga trojet e shtepite e tyre duke krijuar nje krize humanitare me pernasa boterore.
    Eshte turp per politiken dhe qeverisjen e Kosoves por edhe te Shqiperise qe as sot gati njezet vjet pas Clirimit te Kosoves nuk kane nje Institut, nje Kolegj, nje insitutucion hulumtues shkencor per genocidin 150 vjecar serb ne Kosove e treva te tjera shqiptare ne ish- Jugosllavi por edhe ne Shqiperi, ndersa promovohen financohen, ngrihen institute percarese e krejtesisht politike si ai i Agron Tufes, Uran Butkes … Gogoles e co. me platforma e programe thellesisht antishqiptare.
    Vone jeni kujtuar, por me mire vone se kurre! Asnjehere nuk eshte vone per te ndrequr gabimet.
    Eshte hap i pare i madh ligjor ne rrugen e duhur. Duhen veprime e vendime konkrete per te zbatuar ne praktike dhe jetesuar hapa konkrete ne mbrojtje te shtetit te lire e te pavarur te Kosoves dhe Shqiperise e shqiptareve si komb ne teresi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *