Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani në një ceremoni solemne ka dorëzuar medaljen presidenciale pas vdekjes për Beau Biden, djalin e presidentit të SHBA-së, Joe Biden, për kontributin e tij në fushën e drejtësisë pas luftës në Kosovë.
Medalja presidenciale është pranuar nga ambasadori i SHBA-së në Prishtinë, Philip Kosnett, ndërsa përmes video-mesazhit të pranishmëve iu është drejtuar presidenti Biden.
Në këtë ceremoni morën pjesë e kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti, përfaqësues të institucioneve dhe partive politike.
Presidentja Osmani në fjalimin e saj ka çmuar lart rolin që Beau Biden kishte në trajnimin e gjyqtarëve dhe themelimin e institucioneve të Kosovës së pasluftës.
“Krijimi i institucioneve dhe trajnimi i gjyqtarëve, të cilin, së bashku me kolegët e tjerë amerikanë, Beau Biden e filloi para pavarësisë, sot përbën njërën ndër shtyllat kryesore të institucioneve më të rëndësishme të Kosovës”, tha Osmani.
Për më tepër, Osmani ka përmendur edhe rolin e presidentit Joe Biden për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
Në video-mesazhin e tij presidenti i SHBA-së Joe Biden tha se familja e tij ndihet e nderuar pasi presidentja Vjosa Osmani ndau medalje për djalin e tij të ndjerë Beau Biden, i cili kishte shërbyer pas luftës në Kosovë.
“Duke e ditur se sa njerëz ka prekur, ne jemi përgjithmonë mirënjohës për të gjithë njerëzit e Kosovës, të cilët Beau i deshi aq shumë, kështu që ai besoi aq thellë në pavarësinë dhe demokracinë tuaj”, shprehet Biden.
Për më tepër, presidenti amerikan ka folur edhe për kontributin e Beau Biden për popullin e Kosovës pas luftës.
“Si avokat në Departamentin e Drejtësisë të SHBA-së, ai doli vullnetar për të shkuar në Kosovë, në Republikën e Kosovës për të mbështetur Pavarësinë tuaj dhe demokracinë tuaj të re, dhe mbi të gjitha sundimin e ligjit.”, tha Biden.
Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett, duke pranuar medaljen presidenciale post-mortem për Beau Biden, ka shprehur besimin e tij se miqësia Kosovës-SHBA do të vazhdojë të forcohet akoma më shumë në të ardhmen.
Beau Biden ndërroi jetë si pasojë e sëmundjes së kancerit në tru në vitin 2015. Ai ka shërbyer në Kosovë pas mbarimit të luftës, përkatësisht më 2001, në trajnimin e gjykatësve dhe prokurorëve vendorë.
Kjo është hera e dytë që Kosova nderon djalin e presidentit amerikan. Më 2016, në vitin e fundit të Bidenit si nënpresident amerikan, ai, së bashku me familjen e tij, kanë vizituar Kosovën, për të inauguruar rrugën Beau Biden afër kampit Bondsteeel.
e.r/dita

AMERIKA ME E MIRE E BEN ME TE MIRE MBARE BOTEN
Presidenti yne me i mire Joe Biden po e ben me te mire, me te negate, me paqesore, me te sígurte me demokratike jo vetem Ameriken
Gjate 5 muajve te fundit plani i tij kunder murtajes COVID-19 po jep rezultate te shkelqyera. Amerika sot ka dale nga shteterrethimi i saj.
Qindra miliona vaksina americano po u dhurohen vendeve popujve me te varfer te Botes.
Gjate 5 muajve te fundit ekonomia amerikane i ka tejkaluar ritmet e rritjet para COVID-19 dhe me te lartat e sundimit te Trapit.
Vet nje nga armiqte kryesore te SHBA-se Vladimir Putin u vleresoi Presidentin tone Biden si “ burre e mash shtetl” si “ politikan me pervoje te gjate ndryshe nga Trapi” miku me i mire i mire i Kremlinit.
Presidenti Joe Biden ua ka bere si askush tjeter gjyqin politik edhe Putinit edhe Vuciciit:
“Sapo i dhash doren nje krimineli lufte…” i tha para kamerave, sy ne sy e balle perballe ne Beograd Aleksander Sheshel Vucicit.
– Me shih ne sy, i tha ne Kremlin Vladimir Putinit. Ti je i pashpirt. Ti je nje vrases.
Po Presidenti yne nuk eshte as Lideri Suprem e as Kryegjykatesi vet Zot e vet Shkop si Luigji i 14-te “ Ligji jam une” as si Ajatollah Ruhollah Khomeini as si ish- Presidenti e ish-kryeministri yne qe u deklaroi gazetareve e shtypit te huaj “ Pas meje te behet qameti !” ne frengjisht.
Larg qofte!
Akti Kushtetues- “Urdheri Ekzekutiv” i Joe Biden perfshin te gjithe politikanet, qeveritaret, biznesmenet …e korruptuar kudo ne Bote, vecanerisht Ballkanin si nje
“ Fuci Baruti” e vater e rrezikshme krimi e korrupsioni edhe per vet Sigurine Kombetare te SHBA-se dhe Botes ne teresi.
A nuk nisi Lufta e Pare Boterore pikerisht ne Ballkan ?
Te njejten gje Presidenti yne me i mire atehere Zevendes- Presidenti i Obames Joe Biden e ka bere edhe me Rusine e Kinen per te mos folur per te tjeret qe PO e po.
Nje President me i mire e ben me te mire Ameriken.
Amerika me e mire e ben me te mire jo vetem Shqiperine, Kosoven… Ballkanin Evropen, por mbare Boten !
God bless the USA! Amen !
Jepini ndonjë tender miliarda dollarësh, si puna e atij te ukrahinës