Kosova në FIFA, vendimi në 12-13 Maj

redaktor

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA me të drejta të plota i ndez dritën jeshile anëtarësimit edhe në institucionin më të madh të futbollit botëror, FIFA.

Kongresi i Budapestit do të pasohet nga ai i FIFA-s në Mexico City në datat 12 dhe 13 Maj ku Kosova do të kërkojë të bëhet anëtarja më e re dhe në rast se edhe ky objektiv realizohet, atëherë Përfaqëesuesja e Bunjakit do të ketë të drejtën të luajë eliminatoret e Botërorit 2018 që prej shtatorit.

Menjëherë pas aprovimit të marrë nga pjesa më e madhe e federatave Europiane, tashmë për Kosovën do të nisin procedurat për t’u përfshirë në programin e kualifikueseve të Botërorit 2018 që do të zhvillohet në Rusi.

Nëse gjithçka shkon sipas parashikimeve, atëherë Kosova do të vendoset në grupin I që aktualisht është me 5 skuadra. Kroacia, Islanda, Ukraina, Turqia dhe Finlanda me shumë mundësi do të jenë skuadrat ndaj të cilave Kosova do të nisë rrugëtimin e parë zyrtar në një fazë eliminatore.

Sfida e parë parashikohet të luhet ndaj Finlandës për të vazhduar më pas me përballjet e tjera.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *