Kosova në prag zgjedhjesh, KQZ-ja e pakompletuar

J L

Dorëheqja e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka gjetur të pakompletuar institucionin përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë.

Kjo pasi Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) i mungojnë dy anëtarë nga radhët e koalicionit PAN.

Megjithatë, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka thënë se ky institucion do të përmbushë detyrën e vet për organizimin e zgjedhjeve.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucion i përhershëm, që detyrë kryesore ka organizimin e zgjedhjeve kurdo që kërkohet. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të përmbushë detyrat që dalin sipas Kushtetutës dhe ligjeve në fuqi. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve aktualisht ka nëntë anëtarë, nga njëmbëdhjetë sa është numri i përbërjes së përgjithshme që parashihet me Kushtetutën e Kosovës. Kuorumi që është i domosdoshëm për mbajtjen e mbledhjeve dhe marrja e vendimeve janë të arritshme”, ka thënë Elezi.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *