Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, do të jetë sot në Strasburg ku do të bëjë nënshkrimin e marrëveshjes së Stabilizim Asocimit (MSA) me Bashkimin Evropian.
Ministri për Integrime Evropiane, Bekim Çollaku, pranoi se Kosova brenda pak ditësh do ta nënshkruaj këtë marrëveshje.
“Unë mund të them që nënshkrimi i MSA-së është pika kthyese në aspektin e Integrimeve Evropiane. Kjo do ta ndryshojë krejtësisht pasqyrën e Kosovës kundrejt Bashkimit Evropian. Kjo gjë do të ndodh brenda disa ditëve.
Nuk është më çështje javësh apo muajsh, por ditësh. Kjo pikë e madhe kthese për Kosovën do të ndodh shumë shpejt dhe vetëm në atë moment ne mund të themi që e ardhmja evropiane e Kosovës është e garantuar dhe në rrugën e drejtë dhe të pa kthim. Dhe kjo do ta zhvendos debatin nga retorika në çështje krejtësisht praktike”, pati thënë Çollaku për KosovaPress.
Kjo marrëveshje po cilësohet e një rëndësie historike për integrimin, politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës ne Bashkimin Evropian. Nënshkrimi i MSA-së, është edhe lajmi i dytë i mirë për Kosovën, pasi që para një jave në Francë u votua për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, anëtarësim i cili pritet të finalizohet më 9 nëntor.

Ne nje godine qe po shembet, te zgjuarit dalin jashte kurse budallenjte futen brenda! Per c”fare te futesh ne BE sot? Vetem nje gje te garantohet : Do marresh refugjate si kuote per anetaresimin!