Kosova nuk bashkohet ndaj dëbimit të diplomatëve rusë

Leda Hysa

 

Qeveria e Kosovës nuk ka vepruar njësoj si disa prej vendeve të tjera të rajonit dhe atyre të Perëndimit, si reflektim ndaj incidentit të njohur ndërkombëtarisht si “Salisbury”.

Deri tani nuk ka dëbuar ndonjë diplomat rus.

Më 4 mars, në qytetin britanik të njohur për katedralet më të bukura, për herë të parë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore, një ish-agjent rus dhe vajza e tij u sulmuan me helm ushtarak nervor.

Sergei dhe Yulia Skripal ndodhen ende të shtruar në spital.

Krahas tyre, simptoma helmimi morën edhe dy oficerë policie dhe 35 persona të tjerë, që ndodheshin në afërsi të vendit ku u lirua helmi nervor.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *