Fjalët janë të bukura ndonjëherë, por realiteti (marrja e vendimeve) flet ndryshe. Sidomos kur vjen fjala tek ekonomia (interesat reale). Me fjalë Tirana thotë që është krah Prishtinës, por me vepra qeveria shqiptare i ka drejtuar sytë nga Serbia. Pse? Sepse kemi hequr taksat e mallrave serbe që vijnë në Shqiperi, ama të mallrave kosovare që vijnë në Shqiperi i kemi ngritur. Në 2012 mbushim 100 vjet nga shpallja e pavarësisë, por ne nuk jemi ende vend sovran. Aq më pak mund të jetë Kosova…
Dhe diçka që më ka bërë shumë përshtypje… Qeveria serbe pajtoi një nga firmat më të fuqishme në Uashington në fushën e lobimit, “Podesta Group”, që të lobojë për interesat e Serbisë në SHBA dhe për këtë punë kjo firmë paguhet nga ajo (qeveria serbe) me 100 000 dollarë në muaj, – është shkruar në gazetën e përditshme serbe “Blic”, duke iu referuar burimeve qeveritare serbe dhe duke saktësuar se marrëveshja përkatëse mes të dyjave palëve të interesuara është nënshkruar më 1 tetor të vitit të shkuar. Me këtë rast, gazeta “Blic” thekson se sigurisht që interesat që Serbia parashikon të mbrojë përmes grupit të mësipërm të njohur lobist amerikan, kanë lidhje në radhë të parë me luftën diplomatike që ajo (Serbia) po zhvillon për Kosovën. Podesta është e njëjta që ka pajtuar Berisha i Tiranës. Pyes: Si është e mundur që edhe qeveria pro-Kosovë e Tiranës edhe ajo anti-Kosovë e Beogradit, të jenë klientë të së njëjtës konjukturë?
Email nga adresa: Limer Hajdini, Prishtinë