“Na ishte një herë që kurrë mos qoftë” quhet ekspozita që u hap në fund të majit në Prishtinë dhe ka për qëllim përkujtimin e e 1024 fëmijëve të vrarë në Kosovë në vitet 1998-2000.
Ekspozita u organizua nga Qendra Humanitare dhe u hap me fjalën e Enver Duriqit, një veteran i UCK-së, i cili bashkë me gruan dhe prindërit humbi edhe katër fëmijë, të gjithë të vrarë më 28 mars 1999, kur familja la rrethinat për një strehë më të sigurt në qytetin e Podujevës.
“Vrasja ndodhi në qendër të Podujevës,” tha Duriqi mes lotëve, teksa tregoi se më i maddhi i dy djemve dhe dy vajzave të tij ishte 9 vjeç ndërsa më i vogli 21 muajsh.
Duriqi e mbylli fjalën duke shprehur zhgënjimin e tij me instituconet e Kosovës që nuk kanë arritur të japin drejtësi për krimet e luftës forcat serbe, bën me dije Dita duke cituar mediat kosovare.
Objektet personale të fëmijëve Duriqi e shumë të tjerëve, si libra, fletore, dëftesa, këpucë, rroba, çanta shkolle, lodra janë ekspozuar për vizitorët përkrah historive të jetëve të tyre të shkurtra.
Numri i fëmijëve të vrarë gjatë luftës së Kosovës është rreth 10% e numrit total të viktimave, mbi 10,000. Përveç tyre ka edhe 109 fëmijë të deklaruar të humbur, ndërsa numri total i të humburve është 1600.
Merjeme Kelmendi është një tjetër nënë që ka humbur fëmijët në luftë, dy djemtë e saj 10 dhe 12 vjeçarë. Teksa tregon një batanije të ekspozuar, thotë që ajo është batanija me të cilën kishte mbuluar fëmijët e saj.
“Sikur ata plumba të më kishin kapur mua dhe jo fëmijët e mi…”, thotë ajo, gjithashtu e zhgënjyer nga interesimi i munguar i institucioneve kosovare për të dënuar krimet e luftës.
E parë si një përtëritje shprese për drejtësi, ekspozita do të qëndrojë e hapur për vizitorët deri në maj të vitit 2020. Ajo ndodhet në biblotekën “Hivzi Sylejmani” në Prishtinë.
Hapja e kësaj ekspozite kishte për qëllim edhe sensibilizimin e opinionit publik mbarë botëror në lidhje me krimet e luftës në Kosovë. Ky qëllim duket se është përmbushur teksa hapja e kësaj ekspozite ka zënë vend edhe në mediat botërore si Deutche Wella.

e.ll./dita

Naziskinet serb e kthyen Kosoven ne nje Aushvic te dyte ne mes te Europes!!!Le te sherbei kjo ekspozite si kujtese per njerzimin,dhe ne veçanti per shqiptaret…Armiku me i madh eshte ai qe harrohet!!
Keshtu nuk mendon Spartak Baho.
na ishte njëher dhe KAMPI TEPELENËS,
ku shqiptarët shfarrosën FËMIJËT SHQIPTARË !
Mos e ke përzi me kriminelat shqiptarë
PIRDH O BLACK SWAN, PIRDH, SE TE BEN MIRE!
Por kjo qe po shikoni nuk na ishte dikur por jane sot Keta me atlete
( patika te njejta 1000 € ) te markes se njejte ecin sot ne Beograd, Prishtine dhe Tirane .Ata kahdo qe shkojne paraqiten me keto shenja mbrojtese dhe identifikohen me to edhe per angazhimin e tyre kidhur me korigjim kufijsh te Kosoves … SHIKOJINI
https://m.facebook.com/photo.php?fbid=2361357377483691&id=100008283550848&set=ecnf.100008283550848&source=49