Kosova refuzon hyrjen e zyrtarit serb në veri të vendit

Ornela

Kërkesa e shefit të Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç, për hyrje në Kosovë të dielën, në ditën e zgjedhjeve për kryetarët e komunave veriore, është refuzuar nga autoritetet e Kosovës.

Lajmin e ka bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, këshilltari politik i ministrit të Punëve të Jashtme në Qeverinë e Kosovës, Jetlir Zyberaj.

“Kërkesa e tij është refuzuar për shkak se nuk është në përputhje me marrëveshjen e Bruskelit, ku kërkesat duhet të adresohen vetëm gjatë ditëve të punës dhe jo në fundjavë”, tha Zyberaj për Radion Evropa e Lirë.

Ai shtoi se MPJ është në koordinim me autoritetet e sigurisë në Kosovë për të parandaluar çdo shkelje të mundshme apo tentim-hyrje ilegale në Kosovë.

Shefi i Zyrës së Kosovës në Serbi, Marko Gjuriç, kishte thënë për mediat në Serbi se do të jetë prezent në ditën e zgjedhjeve në komunat veriore të Kosovës, përkundër refuzimeve të njëpasnjëshme nga autoritetet e Kosovës për vizitë.

Gjuriç u arrestua në mars të vitit të kaluar nga Policia e Kosovës pasi nuk përfilli ndalesën e lëshuar nga Qeveria e Kosovës dhe u fut në Mitrovicë.

o.j/dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *