Kosova regjistron 426 raste të reja dhe 3 viktima në 24 orë

time

Kosova ka regjistruar 426 raste të reja me koronavirus dhe 3 viktima në 24 orët e fundit. Vendi ka shënuar një rritje të lehtë të shifrave të reja ditore, teksa numri i rasteve aktive ka arritur në 7539.

Që nga fillimi i pandemisë, 68.777 qytetatrë janë prekur nga koronavirusi në Kosovë, nga të cilët 59.643 raste janë shëruar deri më tani.

“Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Malishevë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (59 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).

Rastet pozitive janë nga komunat:

Prishtinë 172 raste, Pejë 36 raste, Gjakovë 32 raste, Ferizaj 27 raste, Gjilan 26 raste, Mitrovicë 20 raste, Fushë-Kosovë 13 raste, Prizren 13 raste, Lipjan 9 raste, Rahovec 9 raste, Deçan 8 raste, Podujevë 8 raste, Vushtrri 8 raste, Kamenicë 6 raste, Shtime 6 raste, Viti 6 raste, Drenas 5 raste, Istog 5 raste, Graçanicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Obiliq 3 raste, Klinë 2 raste, Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast komunat Dragash, Junik, Malishevë dhe Suharekë.”, shkruhet në njoftim.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *