Kosova rihap transportin ajror, tubimet publike dhe pishinat

J L

Përkundër rritjeve të rasteve me Coivd-19, qeveria e Kosovës në mbledhjen e mbrëmjes së djeshme ka marrë vendimin që të rihapë transportin ajror, pishinat dhe tubimet publike.

Por ekzekutivi tha se nëse nuk mund të mbikëqyren gjatë javës në vazhdim dhe ka situatë të re epidemiologjike në Kosovë, rekomandimi është kthimi i masave rigoroze.

Shefi i ekzekutiv, Avdullah Hoti tha se këto vendime janë në kuadër të hapjes së ekonomisë, por në vazhdimësi duhet marrë parasysh edhe shëndeti i njerëzve.

“Ne do të punojmë për hapjen e ekonomisë por duke pasur parasysh shëndetin e njerëzve”, tha ai.

Duke arsyetuar këto vendime, ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi tha se deri në fund të javës me 28 qershor do të fillojë punën aeroporti në kryeqytet dhe autoshkollat.

“Ne synojmë që gjatë fundjavës të fillojmë punën qoftë për transportin ajror dhe punën e auto shkollave”, tha ai.

Ndërsa, ministri i Industrisë dhe Tregtisë, Vesel Krasniqi tha se prej 1 korrikut do të hapen edhe pishinat.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *