Zyra ndërlidhëse e Kosovës në Serbi do të vendoset në ndërtesën e Delegacionit të Bashkimit Evropian në Beograd, ndërkohë që përfaqësuesi i Kosovës, do të shërbejë vetëm si personi kontaktues sa u përket marrëveshjeve teknike. Kështu të paktën thonë zyrtarët serbë në Beograd, sipas të cilëve Kosova nuk do të ketë zyrë të veçantë. “Qeveria e përkohshme në Prishtinë, mund ta quajë si të dëshirojë zyrtarin ndërlidhës. Mund ta quajë atë ambasador apo përfaqësues të kozmosit. E vërteta është se për Bashkimin Evropian, ai është vetëm një njeri me të cilin do të kontaktohet për marrëveshjet teknike”, ka thënë ministri i jashtëm i Serbisë, Ivan Mërkiç. Ndërkohë, në këtë post, qeveria e Kosovës ka emëruar Lulzim Pecin. /
Kosovapress