Kosova këtë të dielë në zgjedhje, nis votimi në gjithë vendin

J L

Kosova zhvillon sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Qytetarët do iu drejtohen gjatë gjithë ditës kutive të votimit për të zgjedhur përfaqësuesit e tyre në Parlament, ndërsa ka nisur votimi në të gjithë vendin.

Kësaj radhe për dallim nga zgjedhjet e kaluara kemi disa risi.

Risia më pozitive është fakti që partitë kanë botuar programet e tyre elektorale. Përjashtim për botimin e programit bën vetëm PDK-ja. Gjithashtu risi janë edhe koalicionet, që në parim mund të dukeshin të pamundura.

Ndryshe nga herët e tjera fushata ka qenë e qetë dhe nuk ka pasur përplasje të ashpra mes partive siç ka ndodhur në partitë e tjera.

Janë 1,937,869 persona që sot kanë të drejt vote, të cilat do të kenë mundësi të votojnë për 20 parti politike, katër koalicione dhe 1 kandidat të pavarur, me 1 067 kandidatë për deputetë.

Numri i Qendrave të Votimit është 895 me 2 mijë e 547 vendvotimeve. Kurse, numri i votuesve të rinj në këto zgjedhje është 111 mijë e 733 votues.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *