Në takimin e sotëm të Halim Kosovës me shtresat në nevojë, nuk ka duruar kur ka deklaruar se për këtë shtresë është premtuar shumë, por s’është bërë asgjë, madje ka premtuar aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuar në Bashki.
“Dera e bashkisë do të jetë e hapur. Kur them dera e bashkisë do të jetë e hapur, puna e parë që më shkon mendja them: Po si do futen në bashki? Sepse nuk kam parë për momentin ndonjë rrugë të përshtatshme që t’u përkojë aftësive fizike për të hyrë në bashki. Edhe për këtë do të shikoni një zgjidhje origjinale që do të bëjë shumë shpejt me të marrë bashkinë në dorë”, u shpreh Kosova.
Basha premtoi të njëjtën gjë në 2011, por nuk bëri asgjë për të bërë të aksesueshme Bashkinë e Tiranës edhe nga personat me aftësi të kufizuar. Madje Kosova shkoi më tej kur tha: “Duhet më shumë me ju dëgjuar, sepse jo vetëm në katër vitet e fundit është bërë shumë dhe nuk është bërë aq sa duhet për ju. Ju jeni dëshmitarë, që në shumë fushata ju takojnë, ju mbledhin rreth e përqark, ju bëjnë premtime dhe ju ikni të gëzuar. Por, në shumicën e rasteve, siç unë jam në dijeni, premtimet ngelën në letër”. E në fakt, premtimet e Bashës para 4 viteve mbetën të gjitha në letër.

Djale i sinqerte ky doktori!!!
Problemi asht se kirurgu Sal Berisha i ka shti trut e gamorit Halim gjinekologut, ene ky i shkreti ka morr jerm.
Ju fut ksaj valleje Halimi ene se ka kollaj me abortu.
O Daktor Halimi kanditatura jote per Bashkin e Tirones asht si nje barre e padeshinume,asht mire te bosh ABORT,kjo gja do te te nderonte,sesa te lindish nji kriç
pse genjeni o halim? kush ta boni tramin? kush ta boni super park tiranen? kush ti beri 10 mij shkolla sic beri saliu 10 mij kilometra rruge? nuk e pranoj ate fjalen “asgje” per bashen. basha mori dhe rroge ne holland per punet qe bente si kryebashkiak
e kemi shume te qarte qe halimi po ben fushaten per ne.jam i sigurt qe dhe halimi e kaptuar qe erjoni eshte drejtimi i duhur dhe vetem ai do i sjelli energji e munguar bashkise se tiranes.
pra halimi ben fushate duke konstatuar deshtimet e bashes.dhe si mund ti kerkosh voten n je personi kur ti konstaton deshmite e rrem dhe genjeshtrat e kryetarit tend?dhe si ke ftyren dhe guximin qe ti kerkosh atij votat?
Le te perifrazojme Artan Hoxhen; Halim kosova thote jane 5 probleme une ju zgjith te pakten 3
ndersa Veliaj thot kemi 10 probleme une ju zgjidh 20. ky eshten bdryshimi o militante