Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski ka ftuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në samitin e Ballkanit të Hapur, që pritet të mbahet më 7 – 8 qershor në Ohër.
Por duket se Kurti i është përgjigjur me një “refuzim diplomatik”. Në një letër drejtuar homologut të Maqedonisë Kurti nuk ka thënë se e refuzon pjesëmarrjen, por as nuk e ka pranuar ftesën.
Sipas njoftimit të Qeverisë, Kurti ka shpjeguar edhe njëherë qëndrimin e Kosovës dhe si e sheh ai bashkëpunimin rajonal.
“Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë. Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian”, thuhet në letrën e Kurtit për Kryeministrin maqedonas.
Letra e Kurtit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Albin Kurti, ka marrë ftesë nga Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, për të marrë pjesë në samitin e nismës “Ballkani i Hapur”, që pritet të mbahet në Shkup, në datat 7 dhe 8 qershor 2022.
Kryeministri Kurti i është përgjigjur ftesës së kryeministrit Kovaçevski me një letër, të cilën mund ta lexoni në vijim:
I nderuar Kryeministër,
Ju falemnderit shumë për ftesën e datës 23 maj 2022.
Republika e Kosovës mirëpret bashkëpunimin rajonal të bazuar në parimet e barazisë dhe me qytetarët si përfitues përfundimtarë.
Për këtë qëllim, ne jemi të angazhuar në mënyrë aktive në Procesin e Berlinit, i cili mbulon shumë iniciativa rajonale, duke përfshirë Tregun e Përbashkët Rajonal (CRM), i cili u miratua nga të gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në samitin e Sofjes në 2020 dhe u miratua dhe u mbështet plotësisht nga Bashkimi Evropian.
Të dyja vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta dhe aspirata të përbashkëta për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ne gjithashtu ndajmë një besim të përbashkët në lirinë, demokracinë, drejtësinë dhe respektimin e të drejtave të njeriut dhe qytetarit, median e lirë dhe lirinë e mendimit dhe një mjedis politik ku opozita nuk heshtet, por lulëzon dhe mund të fitojë në zgjedhjet e ardhshme.
Kjo është arsyeja pse ne kemi ndërmarrë reforma që luftojnë korrupsionin, promovojnë sundimin e ligjit, avancojnë ekonomitë tona dhe rrisin mundësitë për të gjithë. Dhe pse të dyja vendet tona rreshtohen vazhdimisht me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe kundërshtimin e pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga Rusia, ku ne shpejt e dënuam dhe vendosëm sanksione kundër Federatës Ruse, pavarësisht vështirësive ekonomike.
Pasi që jemi takuar disa herë, unë besoj fuqishëm se këto janë vlerat që duam të ndjekim në rajonin tonë, për të siguruar paqe dhe prosperitet afatgjatë.
I nderuar Kryeministër,
Besoj se këto synime arrihen më së miri në Tregun e Përbashkët Rajonal, ku operojmë me rregullat e BE-së dhe vlerat e BE-së dhe ku punojmë për të siguruar mekanizma të trajtimit të drejtë nga të cilët përfitojnë të gjithë qytetarët tanë në mënyrë të barabartë.
Siç e dini, në kuadër të Procesit të Berlinit Serbia kërkon trajtim të pabarabartë për qytetarët e Kosovës dhe bllokon çdo marrëveshje brenda Tregut të Përbashkët Rajonal që mundëson bashkëpunim rajonal të bazuar në parimet e barazisë.
Duke pasur parasysh vlerat e përbashkëta mes dy vendeve tona, është në interesin tonë që të punojmë së bashku në parandalimin e Serbisë që të promovojë interesin e saj rus dhe kinez në rajonin tonë, duke mohuar vazhdimisht pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës dhe duke bllokuar mundësitë e barabarta për qytetarët e Kosovës.
Sinqerisht,
Albin Kurti
Kryeministër i Republikës së Kosovës
j.l./ dita
Kurti nuk do te jete Zv.kryeminister dhe ky eshtebshkaku pse refuzon! Fshatari fshatar ngelet!
Kurti eshte i djallezuar, cilesi e mentalitetit fshatar.
Kurti nuk eshte politikan. Ai eshte njeri i trashe pa pike inteligjence.
Bravo dhe respekte z kryem KURTI .
Fat i madh per Kosoven dhe indirekt edhe per ne Shqiptaret e jugut.
Ju faleminderit zoti ju bekofte .
Ja dhe kurva e kosoves,vetem keshtu kosova ngelet jashte orbite
turp
KURTI ka shume te drejte.
Nuk mund te zyrtarizohet marredhanja zyrtare pa njohjen zyrtare te Kosoves nga Serbia.
plotësisht të drejtë!
kosova nuk mund të marrë pjesë si “pjesë e sërbisë”,por si republika e kosovës!!
koqet që duan ta fusin në orbitë kosovën si lenci,dardani e ca koqe të tjera,janë vetë jashtë orbite!!
kosova njihet nga maqedonia por jo nga sërbia!!në momentin që ajo njihet nga sërbia,atëherë flasim për kurt e shkurt!!
në fillim njohja pastaj ftesat!!
këtë gjë duhej ta bënte koqja jonë dy metro i gjatë dhe po aq i gjërë tashmë!!
Ne vend qe te refuzoje Vucic, refuzon Kurti Kerric!?
Tanime, ti kurti njifesh si kok gurc, por politika funksionon ndryshe. Ay Pali ban shantazh, perseri nuk. Funksionon.
Eshte normale qe gjysma sllave e Maqedonise,t`i bashkohet planeve djallezore te Serbise.
Por nuk eshte normale qe kete ta beje kryeministri i Shqiperise.
Cfare ka ndodhur?
Eshte axhami ky,,eshte idjot,Nuk kupton qe po ben lojen e Serbise?
Edhe Esad pasha shkoi ne Paris te kerkonte Principaten e Shqipnise mesme.
Gabimi me I madh vertete hyn ne lojen serbe Po nuk pranove. Hyn si shtet i Kosoves o Albin …..Po nuk hyre dmth nuk je. Hyr e behuni dy shtete shqiptare. Perse ore perse. E ben de fakto ekzistencen si shtet. Nuk kam dyshim qe Po hyri Kosova , Serbia do filloj te bej numra. Cfare humbasim vetem fitojme. Po pate dyshime terhiqu.
Gabimi me I madh vertete hyn ne lojen serbe Po nuk pranove. Hyn si shtet i Kosoves o Albin …..Po nuk hyre dmth nuk je. Hyr e behuni dy shtete shqiptare. Perse ore perse. E ben de fakto ekzistencen si shtet. Nuk kam dyshim qe Po hyri Kosova , Serbia do filloj te bej numra. Cfare humbasim vetem fitojme. Po pate dyshime terhiqu.
Kjo eshte ligesi te luash me karten e patriotizmit te rreme qe I ben trushplaret te besojne. Vetem diplomacia permbys gjithecka.
Dita, me vjen keq, por po jepni edhe komentet bajate te patronazhisteve, te cilet, zakonisht, shkruajne te gazeta e mercenarit Boza.
Per te kuptuar se cilet jane patronazhistet,
po permend nje thenie te te madhit Gjergj Fishta:
“Te miret i mysin.
Te kesh bisht, ta presin.
Te mos kesh, ta njesin”.