Presidenti Hashim Thaçi u paraqit pranë qendrës së votimit, ku pasi votoi ftoi qytetaret e tjerë të votojnë.
“Dua të uroj qytetarët e Kosovës për këtë ditë të rëndësishme. I ftoj të votojnë për të drejtën dhe të mirën e tyre. Do të jetë një votim për të ardhmen euroatlantike të sigurtë për Kosovën, për një jetë më të mirë të qytetarve. Urime të gjithëve.”
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi më parë, në një postim në “Facebook” ka ftuar gjithashtu qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare.
“Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH”, shkruan Thaçi.
j.l./ dita
