Kuvendi i Kosovës pritet të zgjedhë sot Presidentin e ri të Republikës, që sipas të gjitha parashikimeve do të jetë Hashim Thaçi.
Por, ky votim në Kuvendin e Kosovës do të shoqërohet ne protesta të opozitës, e cila e kundërshton fuqishëm Hashim Thaçin në krye të shtetit.
Opozita ka paralajmëruar protestë në orën 10:00, me anë të sëcilës pretendon dhe do të përpiqet që të ndalojë zgjedhjen e Hashim Thaçit president.
Por, ekziston mundësia që deputetët e opozitës të hedhin gazlotsjellës gjatë seancës për votimin e Presidentit.
Ndërkohë, Hashim Thaçi pretendenti për president, bëri thirrje që simpatizantët e tij, në rast zgjedhjeje president, të rrinë dhe të festojnë nëpër shtëpitë e tyre për të evituar dhunën në rrugë.
Kryesia e Kuvendit të Kosovës disa ditë më parë paralajmëroi seancën e jashtëzakonshme për zgjedhjen e presidentit sot në ora 11:00.

O SHOKET E DITES, PARASHIKOHET TE ZGJIDHET, A DO ZGJIDHET APO JO, PRISNI PASTAJ BJERINI BORIEVE.
ZAJEDNICA NUK KALON
KOSOVA ESHTE SHQIPERI
PERPARA VETEVENDOSJE.