Fshati Kotodesh në Librazhd, u përfol në media si vendi ku stërviteshin luftëtarë që niseshin drejt Sirisë. Njëkohësisht njihet edhe si fshati i origjinës së një prej eksponentëve kryesorë të arrestuar. Por banorët paraqesin një tjetër realitet të fshatit të tyre. Fshati i tyre po përflitet si bazë e terroristëve të Xhihadit. Kotodeshi, 10 km larg Librazhdit, njihet ndryshe edhe si fshati i Genci Ballës, apo Abdurrahim Ballës, i arrestuar për terrorizëm. Ai ka sherbyes si frymezues nepermjet Xhamise se Unazes se Re per thuajse te gjithe te derguarit nga Shqiperia ne Siri. Megjithatë banorët thonë se familja e tij ishte shpërngulur nga Kotodeshi shumë vite më parë. Por ata thonë se në xhaminë e fshatit, që ka qëndruar e kyçur prej shumë kohësh, vinin shpesh fshehurazi njerëz që nuk njiheshin nga banorët.
Hetimet: Grupi i lidhur me Xhihadin, sektet Selafiste dhe Tekfiriste
Edhe në vendimin e gjykatës për caktimin e masës së sigurisë ndaj personazhit kryesor të grupit, imamit Genci Balla, citohet raporti i detajuar i Shërbimit Informativ për këtë person. “Genci Balla, që predikon rrymën Tekfiriste, së bashku me elementë të tjerë të sektit Selafi, drejtues të grupeve lokale, evidentohen në mënyrë të vazhduar nga ana jonë si përgjegjësit kryesorë për dërgimin shtetasve shqiptare (burra, gra e fëmijë) për në Siri, ku shumë prej tyre janë trajnuar për luftë dhe indoktrinuar me ideologji radikale, për t’u angazhuar më pas në luftime në përbërje të grupeve xhihadiste që janë nën sanksione nga Organizata e Kombeve të Bashkuara”, citohet në raport. Për Ballën kishte dyshime të vjetra se ishte i rekrutuar nga celulat e shoqatave dhe fondacioneve që prej vitit 1999. Ndërsa prej 6 vitesh mbahej nën vëzhgim për aktivitetin e tij. “Prej disa vitesh (6 vjet) ushtron aktivitet fetar ilegal, të palegalizuar/ligjëruar nga institucioni fetar i KMSH-së (Komuniteti Mysliman Shqiptar). Nëpërmjet nxitjes së tij, një numër i konsiderueshëm besimtarësh shqiptarë u janë bashkuar formacioneve luftarake terroriste në Siri”, thuhet në vendimin e gjykatës.
* * *
Turp per shqipetaret ne te dy anet e kufirit. Edhe nje here TURP!
Keta nuk paskan shkuar per Allahun, por per para! Mercenare te ndyre, qe me vjen keq ta them, por qe Kosova paska me shumice te tille.
Njerz te poshter dhe pa ideal qe shiten dhe blihen ne tregun e luftes per Euro apo Dollar. Turp qe flasin Shqip. Por nuk kane faj, sepse identiteti Shqiptar eshte katandisur si puna e asaj ku…..rves qe adoptohet dhe shfrytezohet nga lloj-lloj pleherash.
Ja ky eshte kombi yne, dhe ky eshte edhe dinjiteti dhe identiteti yne. Ta gezojme te gjithe se bashku!
Po e gjithe kjo eshte e pavertet. Nese disa individ jane te shperlar nga mendja nuk do te thot se i gjithe populli mendon njesoj. Sa shqiptar te jugut krenohen ti thon vetes se jan grek e sa te tjer te veriut italian apo serb por kjo nuk do thot se mbar shqiptaret e shqiperis mendojn apo bejn nesoj. Pra disa individ analfabet qe as vet nuk e din perse besojn ne Zot vendosin te shkojn e te luftojn ne Siri ju garantoj se nuk kan fare mbeshtetjen e Kosovarve ne pergjithesi. Shqipetaret musliman ne pergjithesi nuk kan asnje lidhmeri me popullin e lindjes se afert perkundrazi personalisht i urrej per te keqen qe i japin fes islame, fe kjo qe nuk urren askend e as ata qe nuk ka bindje se feja islame eshte paqesore dhe me e drejta . Feja eshte personale kurse kombi i gjithe popullit.
Kjo qka thuhet se jane shku per para eshte shume e pa vertet . Ata jane shku ne emer te besimit fetare dhe per as gja tjeter .
Me sa duket jane po ata qe vinin te votonin per sale serbin se i blente sala me paret qe i vidhte popullit
E dini ku është kotodeshi ju qe bëni lajmin apo jo? Sapo lë prrenjasin qytet dhe mer te përpjeten e qafthanés,në te djathte ngjitur me rrugën ështe Uraka dhe 2 km me tutje,në të njëjtën vijë malore është kotodeshi !?
Kudo nje dhoj jane ne gjith boten terrorista,po deri tani ne Shqiperi kan pas frig.Ka gja lidhje Taulant Balla me kta ekstremista nga mbiemri po e themi.