Kosovari i ankohet: Isha 7 ditë në jug, më dhanë vetëm një kupon tatimor, Rama: Po pse s’më the që t’i…

Gazeta Dita

Duke marrë shkas nga publikimi i videos së arrestimit të tre tatimorëve, që i morën lekë një biznesi në Spille të Kavajës, një komentues nga Kosova ka denoncuar tek kryeministri, Edi Rama faktin se kishte qenë me pushime në Jug të Shqipërisë dhe se gjatë qëndrimit të tij 7 ditor kishte marrë nga bizneset vetëm 1 kupon tatimor.

“Zotri Kryeminister, sa jemi te tatimet, kur do beni ndonje reforme tatimore, pasi qe une jam nga Kosova dhe per 7 dite qendrim ne Jug te Shqipërise mora vetem nje kupon tatimor. Imagjino sa humb shteti ne këta muaj turizmi”, – i ka shkruar komentuesi, Ramës.

Në përgjigjen e tij shefi i qeverisë i tërhoqi vëmendjen e mosdenoncimit të rastit, pasi nëse sipas tij do kishte ndjekur rrugën e biznesmenes në Spille të Kavajës që denoncoi direkt tek ai tatimorët e prangosur tashmë, edhe pronarët e lokaleve në Jug do të pësonin të njëjtin fat.

“Nuk duhet të ikje pa marre kuponin Hax dhe nëse s’ta jepnin duhet të bëje fiks atë që bëri ajo zonja që i çoi në pranga këta batakçinj”, – i shkruan Rama.

Share This Article
8 Comments
  • Z. Kryeminister mos u merr me nje rast, drgjoje mire zoterine nga Kosova, po te thote 7 dite turizem ne Jug te Shqiperise ka marre vetem nj kupon tatimor….. ma merr mendja qe fjetjen ne hotel e ka pasur “gratis” per shtetin se per privatin paret i ka futur ne xhep dhe shteti ka merre lesht.
    Ti e di z. Kryeminister, por mesoje edhe njehere se mbase je ngeles per vjeshte e t’a mesosh: nga jugu ne veri ne Shqiperi kuponi tatimor jepet per tallje se edhe kur jepet asnjeher nuk ka vleren e asaj qe ka shpenzuar qytetari per mall apo sherbime ok ….
    Kjo z. Kryeminister eshte “Evazion i Paster” FIS-KAL.

  • Nuk kane te ngopur pronaret e hoteleve ,bareve dhe restoranteve….sidomos ata te turizmit por jo vetem….! Dhe te mendosh qe qeveria ja u beri dhe tvsh…6 perqind . Ata jane bere me te paskrupullt
    Me kujtohet shume vite me pare kur fjeta me familjen time ne nje dhome me qera ne Ulqin…pa arritur te akomodohesha mire erdhi makina e tatimoreve …..pyeta pronarin e shtepise pse !!? A me tha i qete se eshte nje procedure rutine e punes se tyre per te evidentuar taksen …..! E ketu tek ne behet baterdia ….! Ne se kjo qeveri e re e Rames nuk do arrij ti mbledhi takasat deri ne nje ….eshte e falimentuar….

  • Qytetari kosovar ka te drejte! As marketet nuk leshonin kupone! Rrumpalle hesapi! Deget e qeverise nuk funksionojne! Do te ulen te ardhurat ne buxhet, ne investime..Vini administraten ne pune. Nuk zgjidhet problemi me denoncime por me kontrolle sistematike. Duhet te funksionoje sistemi jo kryeministri!

  • Ne asnje rast ,me perjashtim te farmacive , nuk kam marr asnje kupon. E kam kerkuar ne nje furre buke dhe mora te sharat e dynjase. Kuponi tatimor eshte kthyer me qesharaku.

  • Z. Rama, nese do te ishe punonjes i policise tatimore do
    t´i sillje ketij vendi me shume sesa kryeminister!
    Po pse more kerkon qe te denoncoje tek ty?
    Paguhesh per kryeminister apo polic tatimor?
    Ngri ore nje grup te ri, te paster qe te ndjekin keto gjera dhe mos u merr me llogje!
    Lufto korrupsionin dhe e ke te fituar dhe ekonomine!

  • Nxirrini njerezit neper Jug, Tirane, Durres, e ngado……dhe do shihni qe shumica nuk leshojne kupon tatimor. Ikni tek baret e Tiranes, Bar Twist, tek Fresku. Lokal ordiner, nuk leshon kurre kupon tatimor, se ashtu u ka thene pronari, te cilin e mbron QEFALIA (deputeti). Turp te keni qe nuk beni kontrolle, dhe kur beni, u marrin deoutetet ne telefon dhe zhdukeni nga lokalet.

  • PASKA KOKL…..E EDHE ANDEJ.

    PO TI SHIKO A U KENAQE A JO O KOKL….E,

    KUPONA HAJT SE PO TE JAP UNE TI FUSESH NE B…..

  • SHOKET E DITES, LESHOJINI KOMENTET NE KOHE.

    MJAFT E MBAJTET KOKEN TE NGULUR TEK B…….THA

    E ED-RAMIRESIT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *