Kosovë, 22 viktima në dy muaj nga aksidentet rrugore

Leda Hysa

Tre të rinj, 20, 21 dhe 23 vjeç, vdiqën dje në një aksident të rëndë rrugorë në rrugën Shtime-Suharekë, konkretisht në Duhël.

Aty mbeti i plagosur edhe një person tjetër por që është jashtë rrezikut për jetën.

Por një aksident i rëndë gjatë ditës së djeshme ndodhi edhe në Vitomiricë të Pejës ku humbi jeën një 63-vjeçar dhe u plagosën dy gra.

Për dy muaj e gjysmë në Kosovë në aksidente të ndryshme rrugore kanë humbur jetën 22 persona.

Policia paralajmëron masa rigoroze ndëshkuese ndaj të gjithë shkelësve të ligjit të trafikut.

“Pavarësisht përpjekjeve të Policisë së Kosovës, ky vit (2019), nga janari deri sot (17.03.2019) ka rezultuar me humbjen e 22 jetëve njerëzore nëpër rrugët tona”, tha Daut Hoxha nga Zyra për Informim në Policinë e Kosovës.

Numri i aksidenteve fatale është në rritje në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Policia paralajmëron masa të rrepta ndëshkuese për shkelësit e ligjit në trafik.

“Rastet e raportuara për humbje të jetëve njerëzore si pasojë e aksidenteve rrugore po bëhen tepër shqetësuese për të gjithë. Policia e Kosovës, bashkë me kërkesat e vazhdueshme për kujdes dhe vigjilencë të shtuar nga drejtuesit e automjeteve ka ndërmarrë disa aktivitete dhe fushata vetëdijesuese për respektimin e rregullave të trafikut, si: respektimi i shenjave nëpër rrugë, kufizimi i shpejtësisë, vënia e rripit të sigurisë, etj. Përveç kësaj, në vazhdimësi janë realizuar operacione policore në funksion të zbatimit të ligjit të trafikut”, tha Hoxha.

Nuk ka javë që në vendin tonë nuk raportohet për aksidente fatale. Para disa ditësh në Gjilan, si pasojë e prishjes së frenave të një kamioni, për vdekje u godit Qerim Çoçaj, 53 vjeç, dhe u lënduan 23 persona.

Statistika shtesë rreth aksidenteve në trafik gjatë 2018-s

Bëhet e ditur se 126 persona vdiqën në komunikacion gjatë 12 muajve të vitit 2018.  Këtë shifër e dha Policia për Gazetën Express.

“Nga 1 janari 2018 deri më 30 dhjetor kanë ndodhur 97 aksidente fatale me gjithsej 126 persona të vdekur”, tha policia.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Tani me eshte fshehtsi publike se nji patent-shoferi ne Kosove kushton 400-500 € por , ka raste se ajo mund ta kape edhe dyfishin e kesaje vlere
    Dhe , gjitha ata persona kompetent qe kane shite keto dokumente ose leje shtetrore per drejtimi e sutomjetit a e ndiejne vehten pergjegjes dhe fajtor pet shkaktimin e keture aksidentdve ne trafikun rrugor ku si pasoje e mosenjohjes se regullave te komunikacionit nga 90 % e drejtueseve te automheteve vetem per dy muaj pesijne me faraliret 22 persona. Si mund te flene rehat gjithe ata persona te implikuar ne shitje te patent-shofereve kure per dy muaj humbrn jeten 22 persone , e sa e sa njerez kane pesuar nga paselufta deri me sot ku ne shume rasti ishte tejkalimi i shpejtssise ose mosenjohja e rdgulkave tectrafikut rrugor ose dokumenti i patent-shoferit te blere per 500 € , dhe sa persona do te pesojne nga kjo arsye deri nd fund te vitit.
    A ndijme pergjegjesi edhe ata persona kompetetent dhe autoritete shtetrore te cilet kane emruar ata persona qe kane prirje te shesin nje jete njeriu per
    500 €

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *