Kosovë, 50 minatorë bllokohen në Trepçë

Dita

Ashensori që mbante minatorët e Trepçës është prishur në thellësi prej 650 deri në 700 metra thellësi në galeritë e kësaj miniere, duke lënë të bllokuar aty 50 minatorë.

Megjithatë, zëdhënësi i Trepçës, Bislim Muçaj, deklaron se nuk ka vend për shqetësim, pasi të gjithë minatorët janë shëndoshë e mirë.

Minatorët janë të bllokuar aty për afër tetë orë. Muçaj tregon se ekipet e Trepçës janë duke punuar dhe presin që shpejt të rregullohet edhe ashensori.

Në rast të kundërt, do të shfrytëzohet edhe dalja emergjente por që do të kërkonte më shumë kohë.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *