Kosovë, arrestohen 6 të dyshuar për sulmin ndaj Kuvendit

Elton Tafaruci

Prokuroria Speciale e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, pas një hetimi intensiv lidhur me sulmin në Kuvendin e Kosovës të kryer më 4 gush 2016, ka arritur të identifikojë të dyshuarit, të cilët kanë planifikuar, organizuar dhe ekzekutuar sulmin, si dhe kanë marrë përgjegjësinë për kryerjen e këtij sulmi.

“Ky hetim kompleks është trajtuar me teknika dhe masa të specializuara të hetimit dhe sot me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë është kryer kontrolli i 6 lokacioneve në Prishtinë, ku janë arrestuar gjashtë të pandehur dhe janë shoqëruar dy persona tjerë. Ndaj gjashtë të pandehurve me iniciale; A.B, A.A, A.D, E.H, F.K dhe P.A është caktuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, njofton Prokuroria Speciale e Kosovës, shkruan Koha.net.

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, në cilësinë e provave materiale, mësohet se janë sekuestruar gjashtë armë zjarri, tre pushkë automatike, 2 pistoleta, një karabinë, municion, si dhe dëshmi tjera materiale që ndërlidhen me rastin.

Sendet e sekuestruara do të ekzaminohen nga ekspertët e fushave përkatëse.

201608300959528592016083009594660020160830095938447

/Oranews.tv/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *