Kosovë, arrestohen dy të dyshuar për terrorizëm

Dita

Policia e Kosovës ka arrestuar 2 persona në aeroportin e Prishtinës. Të dy personat kanë qenë nën hetim nga Drejtoria kundër Terrorizmit dhe Prokuroria Speciale.

Ata akuzohen për vepren penale organizim dhe pjesëmarrje në grup terrorist.

Personat kanë qenë pjesë e ISIS-it në Siri dhe Irak për një periudhë kohore nga një vit deri në një vit e gjysmë.

Ndaj tyre është caktuar masa e arrestit me burg për 48 orë, njoftoi për mediat zëdhënësi i policisë, Daut Hoxha.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *