Partia Socialdemokrate e Kosovës njofton se Policia ka arrestuar sot në orët e para të mëngjesit deputetin Dardan Molliqaj, bashkëshortin e ministres së Arsimit të Shqipërisë, Besa Shahini
Ai është arrestuar në banesën e tij dhe sipas PSD-së nuk ka qenë i paralajmëruar më herët për seancë apo paraqitje në gjykatë.
“Molliqaj është arrestuar nën arsyetimin për pjesëmarrje në protestën për lirimin e deputetit Albin Kurti, në vitin 2015. Arrestimi i deputetit në fjalë ka qenë në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në shkelje të plotë të procedurave ligjore. Për këtë arsye, ajo protestë ka qenë e drejtë dhe e nevojshme”, thuhet në njoftimin e PSD-së.
Mirëpo pak orë më vonë ai është liruar me procedurë të rregullt, njofton zëdhënësja e PSD-së. (lexo KËTU)
l.h/ dita

Eh si jena!! Merr njanin e shuke per tjetri
Bravo, kjo tregon se Kosova ka bere shtet. Ndersa ne Shqiperi bejne ish deputetet cfare tu doje qejfi e ne kundershtim me te gjitha ligjet e vendit dhe gjemb nuk u hyn ne kembe. Kapet Salianji me inskenime tip babalje dhe mjaftohet vetem me nje thirrje ne prokurori, idjoti tjeter klevis balliu bllokon rruget si e sa ja do qejfi dhe e mbajne vetem disa ore ne polici. E qershia mbi torte, del plaku i cmendur e lulushi tellall dhe ankohen ne gjithe kancelarite se ne Shqiperi dhunohet opozita. Edhe nje here bravo Kosova.
Ka bere shtet serb, po kete mund ta themi.. Arrestuan Albinin dhe dhane Bjeshket e nemuna dhe miratuan Zajednicen
Pidhi s`ames, njeri deputet ne nje shtet,bashkshortja ministre ne nje shtet tjeter.
Nje popull jemi.
Ju lumte! Nqs ka shkelur ligjin mire kane bere.
Kjo tregon diferencen e funksionimit te ligjit ne Kosove dhe mos funksionimit te tij ne Shqiperi , ku huliganet mandat humbur i bejne te fortin institucioneve te shtetit dhe ne krah te tyre mbi ” palet ” del dhe mender presidenti.
Kjo quhet nji dore ne bakllava, tjetra ne revani’.
Kadaifi ne ajer hahaha