Kuvendi i Kosovës ka shtyrë sërish seancën e jashtëzakonshme për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.
Seanca e jashtëzakonshme fillimisht ishte parashikuar të mbahej një ditë më parë, por u shty për sot. Por edhe në seancën e së premtes duket se nuk u arrit asnjë marrëveshje, duke e shtyrë serish seancën për ditën e mërkurë.
Aktualisht, Kuvendi po ballafaqohet me problematikën e vendimmarrjes, pasi nuk janë siguruar 80 votat e nevojshme për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje.
Në fillim të seancës të së enjtes, kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli kërkoi deklarimin e grupeve parlamentare, duke ua bërë me dije deputetëve, se votimi mund të ndodhë vetëm në një rast dhe nëse dështon ratifikimi i marrëveshjes, Kosova do ta humbasë liberalizimin e vizave.
Të enjten, gjatë orëve të pasdites, partitë kanë zhvilluar konsultime intensive. Për ndërmjetësimin e arritjes së një marrëveshjeje, janë angazhuar edhe përfaqësuesit ndërkombëtar, por në përfundim nuk ka pasur dakordësim të plotë.
Sidoqoftë, duket si një mision i pamundur sigurimi i 80 votave të nevojshme për miratimin e demarkacionit në një kohë kur Vetëvendosje, me 35 deputetë, dhe Lista Serbe me 10, kanë deklaruar votën kundër.
Demarkacioni është kushti që Bashkimi Europian i ka vendosur vendit për liberalizimin e vizave, ndërkohë që Kosova mbetet i vetmi shtet në Europë që ka ende një regjim vizash për lëvizjen në zonën “Schengen.
l.h/ dita

Situate absurde. Duan viza, por nuk votojne demarkacionin. Dicka nuk shkon. Edhe Haradinaj kur ishte ne opozite nuk e votonte. Tani po. Thone qe kane ndryshuar dicka. Po cfare ? Pse nuk i mbushet mendja Albinit me shoke ? E duan me shume Kosoven ? Amerika, BE, Tirana zyrtare etj jane pro. Ja duan te keqen Kosoves ? Lidhin mareveshje presidentet e dy vendeve, Kosove-Mali Zi dhe nuk votohet. Pse e ul kaq poshte vehten Thaci, qe firmos pa rene dakort me ato qe do votojne ? Nuk eshte mire.
Edhe populli pastaj flet dhe eshte i pa kenaqur me drejtuesit e lideret e tyre.
Une jam qe mos ti falen teritore Malit te Zi. Boll na kane marre vendet e tjera fqinje ne 1913. Edhe ne si Shqiperi nuk duhet ti falim asnje pellembe toke e det Greqise.