Kosovë, fletë-arresti për katër deputetë të opozitës

Saimir Lleshi

Katër fletë-arreste janë lëshuar ndaj deputetëve të opozitës në Kosovë.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar urdhër-arresti për deputetët Albin Kurti, Albulena Haxhiun, Donika Kadaj-Bujupi dhe Faton Topallit.

Paraditja e sotme u shndërruar në kaos jo vetëm në Parlamentin e Kosovës edhe në Prishtinë.

Deputetët e opozitës u përleshën me forcat e rendit, ndërsa një punonjës policie u qëllua me gurë në kokë duke i shkaktuar plagë të rënda. Dhuna ka shkaktuar edhe reagimin e ambasadave kryesore në Prishtinë.

“Ne jemi të zhgënjyer nga përdorimi i përsëritur i dhunës nga ana e opozitës për të ndërprerë funksionimin e Kuvendit. Është në interesin e të gjithë qytetarëve të Kosovës që procesi legjislativ të jetë në gjendje të vazhdojë punën i papenguar dhe ne i bëjmë përsëri thirrje opozitës të heqë dorë nga dhuna dhe të respektojë institucionin e Kuvendit”, tha ambasada britanike në reagimin e saj. /Dita/

 

 

Share This Article
7 Comments
  • keta te vetvendosjes duan ta marrin pushtetin me dhun po prisni mor zoterinj beni durim beni zgjedhjet mbushjani mendjen popullit dhe beni ato gjera qe kerkoni sot

    • Jo more maks mos ja fut fare kot, pasi po ke degjuar se ata kerkojne ndryshimin e marreveshjes me serbet dhe anullimin e dhenies se nje siperfaqe jo te vogel Malit te Zi, besoj se nuk do ti keishe rene kaq shkurt. Mund te mos kene te drejte, por nese kerkohet rishikimi i marreveshjeve qe sjellin dem pavaresise dhe territorit te Kosoves, a nuk duhet denoncuar kjo sjellje e qeverise dhe pjeses tjeter te parlamentit. Nese thuhet se VV po kerkon pushtet me dhune, pa frike mund te themi se pala tjeter po e mban pushtetin me dhune. Eshte krijuar nje situate qe te duket sikur policet e kososves sot po sillen sikurse policet serb dikur. Qeveria e Parlamenti nuk duhet ta lejojne kete.

  • Klintoni pershendeti koqevaret me mbarimin e luftes para 15 vjetve:
    Ne fituam luften.Ju Lirine.
    Nuk di si me i ba me i çue haberr Klintonit qe gabove qe fitove luften dhe i nxorre ne drite koqevaret.Te cilet jane ma keq se iriqi.Merre iriqin e nxjerre ne shulla te diellit midis ndonji ledine te bukur.Po sa ta leshosh.Iriqi asnji as dy por vrik e ne ferr se ne ferre e gjen rehatin.Keshtu jane dhe koqevaret.Keto i marrofte Zoti nese ka vertet Zot ne qiell e nuk ulet njiher te pakten deri ne kuvend ne Prishtin.

  • Po,tradhtaret sic eshte isa mustafa,dhe l.d.k.tani dhe hashim thaci dhe p.d.k,jan nji lloi si pss,apo partia cetnike serbe,nji lloi jan he mjeret ne.Xhdo gje kisha besue se mundet me ndryshue,por se nji person qe ishte drejtor politik i uck,si hashim thaci,te ndryshoi per 360,grad kete kuri nuk e kisha besue,por ja qe edhe kjo ndodhka ne kete bot,mjerishte!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *