Kosovë: Gjashtë të vdekur dhe 141 raste të reja me COVID-19

Leda Hysa

Autoritetet shëndetësore në Kosovë, të enjten, kanë njoftuar edhe për gjashtë viktima të reja nga koronavirusi i ri, që e shkakton sëmundjen COVID-19.

Instituti i Shëndetësisë Publike (IKSHPK) ka njoftuar se numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 498.

Gjatë 24 orëve, nga 534 mostra të testuara, pozitivë në koronavirus kanë dalë 141 pacientë.

Që nga muaji mars, në Kosovë, janë regjistruar si të infektuar gjithsej 12.981 pacientë.

Sipas IKSHPK-së, të shëruar nga sëmundja janë shënuar edhe 143 pacientë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 9.085.

Raste aktive janë 3.398.

 

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *