Në Kosovë, ditët e fundit, ashtu si është pritur, zhvillimet kanë qenë të ngjeshura dhe nën hirin e pritjes janë ende vatrat e zjarrit, ndaj të cilave askush nuk mund të jetë soditës. Në harkun e pak deklaratave e vendimeve dhe të shumë të tjerave që vijnë nga burime serioze, por ende të pakonfirmuara zyrtarisht, disa nga hijet dhe akuzat e hedhura ndaj luftës çlirimtare po bien me shpejtësi, shumë nga drejtuesit e saj po marrin frymë më lirisht, por nga ana tjetër, po të njëjtët, janë në ngarendje marramendëse drejt pushtetit dhe kundër njëri-tjetrit.
Gjykata Kushtetuese e Kosovës, ashtu si ishte pritur nga shumë analistë, pezulloi zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Isa Mustafa dhe deri më 18 shtator, Kuvendi do të jetë pa drejtuesin e tij. Një gjendje e paparashikuar, pasi, së bashku me rënien e tij bien edhe procedurat e ndjekura deri tani, e ndërsa Gjykata Kushtetuese kërkon dy muaj kohë për detajimin e vendimit, Kosova nuk e ka luksin të presë. Të presë në një gjendje ende të paqartë: me qeveri dhe pa qeveri; me kryeministër dhe pa kryeministër,me parlament dhe pa kryetar parlamenti, me ministra dhe njëkohësisht pa ministra. Qeveria e deritanishme është në pritje të asaj që do të ndodhë, do të gjejë një rrugë ringritje apo do të shkojë në opozitë; opozita e deri sotme, tripalëshe, AAK, LDK, Nisma dhe me patericën e Listës Serbe, pret të ofrojë pranë vetes edhe Vetvendosjen, çka, herë duket e arritshme e herë e pamundur.
Ndërkohë që zhvillohet gjyqi kundër Grupit të Drenicës, pa dyshim zona më luftarake gjatë luftës dhe me humbjet më të mëdha në njerëz; Prokurori amerikan Clint Williamson, po bën gati paraqitjen e raportit të tij të parë, sipas të cilit shumë akuza haluçinante të Dick Martyt dhe Klara del Pontes, po bien me shpejtësi të pritur. Sipas burimeve të mirëbesuara, prokurori amerikan, si drejtues i një njësie të posaçme hetuese, ka arritur në përfundimin se nuk ka fakte për historinë e Shtëpisë së verdhë; nuk ka fakte për krim të organizuar; nuk ka fakte për përgjegjësinë komanduese të Shtabit të Përgjithshëm. Në gjyqin e Grupit të Drenicës, për një ironi të fatit shumë nga të cilët janë dënuar edhe më herët në mungesë nga gjyqet serbe, pikërisht për aktivitet çlirimtar, dëshmitarët kanë filluar të dëshmojnë se atë çfarë kanë thënë nën breshërinë e prokurorit Salustro, ishte një thyerje nga presioni dhe premtimet joshëse. Histori e përsëritur; por kur mendon se edhe një prokuror amerikan, i mbështetur nga të gjitha strukturat ndërkombëtare, heq themelin e akuzave të Dick Martyt, është shumë e besueshme të kenë rindodhur presione e joshje të tilla.
Për shumë kohë, historia fantazmë e Shtëpisë së verdhë kishte mbushur faqet e shtypit e medias ndërkombëtare, gjithnjë me burim fillestar median vendase të Kosovës, por edhe burimet e dala jashtë kontrollit të Karla del Pontes. Nuk dihet se cila palë frymëzonte palën tjetër; por e përbashkëta do jetë pikërisht në ngritjen e akuzave fantazmë, monstruoze. Mbi të gjitha do të jetë pikërisht kjo e trafikimit të organeve, nga një fshat i Burrelit, drejt vendeve evropiane. Edhe një polikan shqiptar, Lulzim Basha, është i përfshirë rëndshëm në këtë histori, por gëzimi i tij do të jetë jetëshkurtër. Sidoqoftë ajo që është pritur të realizohet nga ish-senatori Marty, një mik i njohur i pushtetit serb dhe me materiale të ofruara pikërisht nga ky pushtet, është arritur. Sikur edhe në të gjitha mediat e botës të botohet dëshmia se Shtëpia e Verdhë ishte një krijesë monstruoze e një ish-senatori, përsëri dëmi është bërë. Pak gjë mund të shuhet nga e vërteta, por të paktën, kjo ishte një njollë, e cila edhe pse ogurzezë e monstër politike, tashmë nuk ka lënë gjurmë në jetën e njerëzve dhe në një histori, e cila për nga përmasat, nuk është vetëm e shqiptarëve në Kosovë, por e të gjithëve.
Fakti që, në raportin e pritshëm, do të jepet dëshmia se në Kosovë nuk ka pasur krim të organizuar, është po ashtu, një lajm i vyer për politikën shqiptare në Kosovë. Duhet pranuar se, kur do të ulej për herë të parë në tavolinën e bisedimeve shqiptaro/serbe, kryeministri i Kosovës, Thaçi, shkonte duke pasur mbi vete edhe një mal me akuza, si pjesë e ndërtimit të skenarit të Shtëpisë së verdhë, si shefi i krimit të organizuar dhe për këtë, qeveria e mëhershme beogradase kishte nxjerrë edhe një urdhër ndërkombëtar arresti. Jo vetëm për të, por për të gjithë kolonën drejtuese të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Duke shkuar në bisedime me këtë ngarkesë emocionale është e natyrshme që nga pala serbe janë pritur lëshime, por edhe faktorë ndërkombëtarë, në momente pike, kur gjërat bëheshin më të vështira për t’u zgjidhur, e gjenin një vjegëz për t’i treguar se kishte edhe diçka tjetër mbi të. Ndoshta kanë qenë pikërisht këto ngarkesa që e kanë bërë të vështirë pozicionin e tij, por në të njëjtën kohë kanë sjellë edhe ngarkesa negative në jetën politike të Kosovës, çka bëri që diferencat mes tij dhe Partisë së tij, PDK, me partitë dhe liderët e tjerë opozitarë, të kenë edhe një shkak më shumë për t’u thelluar. Në ditët e bisedimeve më ka takuar të komunikoj shpesh herë me Thaçin, jo vetëm si kryeministër, por edhe si dy të njohur të vjetër e miq. Kam qenë gjithnjë i bindur se shantazhi që i hidhnin mbi supe nuk kishte zënë vend, por kjo ishte e vështirë për t’u besuar, nga ata që nuk donin ta besonin. Zgjedhja e një ekipi të ri qeveritar, që mund të jetë nga i njëjti brumë, ose nga një koalicion i ri shumë përfshirës, edhe në se kjo do të kishte ndodhur më parë, nuk do i kishte ndryshuar gjërat, dhe, po ashtu, edhe nuk do i ndryshojë. Liderët e tashëm opozitarë, që presin të jenë forcë drejtuese, as më pak e as më shumë, janë shprehur pro vazhdimit të bisedimeve me Serbinë dhe kjo afërsi e ka bërë më të largët distancën e tyre me Lëvizjen Vetvendosje. Sidoqoftë, ndoshta jam i gabuar, por edhe nëse në bisedime shkojnë liderë të tjerë, përsëri, shteti serb, që tani ka edhe ndihmën e Salustros, do të nxjerrë nga xhepat e sajesave dokumente të rinj, sidomos nga 400 dosjet e gatshme dhe nga 400 dëshmitarët. Prokurori serb për Kosovën, Vladimir Vukçeviç, me ndihmën e Salustros, i ka dorëzuar prokurorit amerikan Williamson, dosje të reja, shumica e të cilave është e përgatitur nga serbë të Kosovës që janë të arratisur në Serbi ose nga dëshmues anonimë, të fshehur pas gjithëfarë numrash dhe gërmash. Kjo është tashmë një histori që përsëritet dhe nën grackën e kësaj përsëritje mund të bien edhe liderët e rinj të koalicionit qeverisës. Aq më tepër kur, krimet që do të hetohen më tej, shtrihen pikërisht në zonat operative ku kanë vepruar ata gjatë luftës. Jo rastësisht, media serbe po trumbeton që tani, kur ende raporti nuk është bërë publik se krimet e luftës do të hetohen për rastet e ndodhura në Radoniq, Zoçishtë, Bellaqevc dhe Kleçkë, pikërisht nga zonat ku luftuan Haredinaj, Limaj apo bashkëpunues të tyre të sotëm. Po ashtu, jo rastësisht, është hapur e dhëna mediale në portalet serbe se do të përsëriten edhe rastet e gjykuara më parë, si një parathënie për dy liderët e cituar më sipër, e ofruar në formë presioni se: në se keni shpëtuar nga Haga, ajo mund të përsëritet. Dhe jo më kot, jo vetëm në mediat serbe, po i mëshohet fort lajmit se disa nga të akuzuarit e mundshëm janë pjesë e liderizmit politik në Kosovë, si një paralajmërim se çdo gjë mund të ndodhë. Kam qenë në Kosovë atëherë kur po bëhej gati përhapja e lajmit për arrestimit e kryeministrit të kohës, Ramush Haredinaj. Si njëri nga këshilltarët e afërt politik të tij, por edhe nga që për shumë kohë kishim punuar së bashku, që para fillimit të luftës, e dija se gjithçka që po ngrihej kishte ngrohur vezët diku jashtë Kosovës për të çelur në Hagë, ashtu si e dija se atë vendim ai do e priste qetësisht, si një tjetër kontribut për Kosovën. Kjo e fundit ishte ajo që edhe tronditi politikën ndërkombëtare. Të mësuar me një çorbë bajate, sipas së cilës liderët e luftës ishin njerëz të hapsaneve dhe të krimeve, që më mirë arratiseshin se sa dorëzoheshin, ata u befasuan me gatishmërinë e Haredinajt për t’u përballur me të vërtetën. Nëse dikush mendon se pas gjithë kësaj, ujërat mund të rrjedhin dy herë në të njëjtin vend, ai është i gabuar.
Raporti që pritet të publikohet, njërën nga akuzat më të fortifikuara serbe dhe të Martyt, për përgjegjësinë komanduese të Shtabit të Përgjithshëm, dëshmon se nuk ka fakte për një gjë të tillë. Disa herë drejtuesit e luftës, jo vetëm pas akuzave, por edhe më herët, kur janë ndodhur në situata më komode, kanë deklaruar se lufta ka qenë e pastër, ajo nuk është frymëzuar nga një urrejtje patologjike ndaj serbëve apo minorancave të tjera, ajo nuk ka pasur asnjëherë qëllim luftën ndaj popullit serb, por ndaj një makinerie pushtuese e vrasëse. Shpesh herë, si është pritur, edhe nga mediat në Shqipëri, por sidomos jashtë saj, e gjitha kjo është quajtur diçka deklarative, e zakonshme për t’u thënë, por që pas tyre, kanë qëndruar vrasjet dhe masakrat e drejtuara pikërisht nga grupi komandues i Shtabit të Përgjithshëm. Jo pak analistë vrapuan të bashkohen me zërat serbë për këto “krime”, duke i quajtur të vërteta, megjithëse të gjitha ishin nën hetim. Tashmë gjërat po pastrohen, tabloja bëhet më e qartë. Nëpër diagramin e hetimit të strukturave ndërkombëtare, disa herë radhazi, kaluan të gjitha veprimet e grupit drejtues të luftës, të gjitha vendimet, bisedat, udhëzimet, strukturat e ndërtuara dhe mënyra e funksionimit të tyre.
Dhe tani, e gjitha ajo duhi po reduktohet në hetimin e gjashtë deri në dhjetë persona, pjesë e luftës, disa nga të cilët janë hetuar ose edhe dënuar më parë, për të njëjtat akuza dhe veprime. Për të bërë këtë hetim dhe për të dhënë gjykimin e duhur, Gjykata Speciale do të ketë afatin e saj deri në fundin e vitit 2020, pra 22 vite pas përfundimit të luftës, ajo do të ketë një buxhet fillestar nga bashkimi Evropian prej 300 milionë eurosh. Më shumë se 150 gjyqtarë, prokurorë, hetues dhe ekspertë ndërkombëtarë do të jenë pjesë e kësaj gjykate, e cila ngrihet për herë të parë, me mbështetjen pa dashur të Kuvendit të Kosovës dhe duke pritur një ligj që do të mund ta miratojë Kuvendi i ardhshëm i Kosovës. Dhe, për të patur një kalim normal të këtij ligji me votim të cilësuar, do të duhen edhe votat e Listës Serbe, deputetët e së cilës ende janë të lidhur me disa nga ngjarjet më të hidhura të viteve të fundit në Kosovë.
Ethet e pushtetit të nesërm e kanë lënë në pritje pjesën tjetër të politikës, por që në fakt ka të bëjë më shumë me të ardhmen e Kosovës se sa me një qeveri që pritet të ngrihet. Shfajësimi i Kosovës, elitës së saj politike, grupit drejtues të luftës, nga shumë akuza monstruoze, është pa dyshim një shenjë e së mbarës, por edhe një mundësi për të gjetur një gjuhë më të qetë politike, lënie anash e mllefit të sotëm për inate të së djeshmes. Kosova ka vendin e saj edhe për Thaçin, edhe për Haredinaj. Në fund të fundit këto janë dy të vetmit njerëz sot në Kosovë që mund të marrin përsipër qeverisjen e saj. Prej shumë kohe kisha ëndërruar një binom të kësaj qeverisje, por, medet, nuk kishte qenë e mundur.
Në Kosovë, gjërat po përsëriten. E vetmja gjë e mirë do të jetë në faktin se liderët kanë mësuar nga përsëritja dhe nga ajo që ka shkuar. Mbi këtë bazë mund të ngrihet një perspektivë, pavarësisht se emrin e cilit do të mbajë.

SHUME ZHURME PER ASGJE MUSTAFA,HARADINAJ,LIMAJ PER ZGJEDHJEN E KRYETARIT TE PARLAMENTIT Z MUSTAFA KUR KUSHTETUTA E NJEH PER MANDAR TE PARE PARTINE PDK E CILA KA FITUAR ZGJEDHJET EDHE KOSOVARET E BENE CORBEN E DERIT PER PUSHTET PERSONAL ,POR ME KEQJA U BASHKUAN ME PARTINE SERBSKA ,HAJDE LIDERE KOSOVARE..
PDK-nuk i ka fituar zgjedhjet.PDK–ja eshte partija me e madhe me 37%.PDK-ja nuk i ka votat e nevojsheme per formimin e qeverise.Presidentia Jahjaga do ti kerkoj Hashimit si partija me e madhe, formimin e qeverise,por per mungese te votave ai do deshtoje.Kjo eshte nje zvaritje e kot per te fituar kohe.por me sa duket . faktori nderkombetar do te ofroj nje opcion-sigurisht pa Hashimin kryeminister……………ndoshta nje qeveri teknike
Duke lexuar qrtikullin e puplicistit shkrimtarit,udhëheqsit te Levizjes popullore zotriut Bedri Islami Kosovë histori e perseritshme.
Me gjith zhurmen qe beri senatori Zviceran dhe prokurorja e pergjithme e gjygjit hages po dhe kjo Zvicerane per hiq as gje ran ne uj nga prokurori amerikan se gjeja uçk merrej me transferimin e organeve te civilve serb gjat lufte,por edhe me ndihmen e shpiujve shqipfoles
siq vepronte kryetari i opzites shqiptare Lulzim Basha.Qe tashi drejton kryeqendren e shqipris Tiranen.Kosova me luften e saj te shëjtë jo qe su muer me krime por beri nje luft qe tja ken lakmi Shum shtete dhe fitoj simpatin e shtetit ma te fort ne bot mikun e ngusht te shqiptarve Ameriken.
Pa qka se shqiptaret ne kosove sikur harruen at luft qe aq Shum dheshmor dhanë,te yshur mbas kapitalit dhe me nje inatllek te pa nevojshe sikur ju dhan shqelem atyre tarriturave qe me aq mund i fituem,fill mbas 5 vitesh shtet dhe 14 15 vite mbas lufte filluen spicat kunder njeri tjetrit,kjo u pa ne zgjedhjet e fundit ku fituese doli partia qe e udhëhoqi luften.
dogri dhe nga gjiri i sajë dolen frakcionet si Jakup Krasniqi dhe Fatmir Limaj,dhe u lidhen me njeriun qe humbi dy here spari Prishtinen dhe sdyti qe reklamohej para elektoratit te vet se ay do Jet kryeminister,dhe po qe sfitoj do jepi dorheqje as ate as te dyten,ky pinjoll i regjur ne rezhimin titist jep me kallxue qe pushtetin e don gjithsesi,pa harruer qe ka mkate te mdha sidomos ndaj diaspores me parat qe jau vodhi.Ramushi si nje komandant i nje Zone qe aq bukur e udhëhoqi me tu liruar nga akuzat qe ngriheshin kunder ti ne Haag me tu kthyer humbi qytetet qe partia e ti kishte bastio si Pejen Gjakoven Rahovecin Theranden besa edhe Shum ne qytezen e vet te lindjes Deqanin dhe doli e 4 ne zgjedhje me nje perind te vogel,pretendon me qdo kusht te behet kryeminister.Pa pas vullnet tja shtri doren fituesit dhe lidhin koalicion mbas zgjedhjeve vetem tpengohen proqeste qe ishin duke vazhduar.Kesht e kann shqiptaret te etshem per pushtet.