Kosovë, kërkohet rritja e çmimit të energjisë

Saimir Lleshi

Tarifat e energjisë elektrike do të shtrenjtohen për rreth 15 për qind nëse Zyra e Rregullatorit të Energjisë miraton kërkesat e KEK-ut dhe KESCO-s për të hyrat maksimale për vitin 2016.

Kjo përqindje është kalkuluar në bazë të kërkesës që KESCO-ja e KEK-u kanë bërë për të hyrat për vitin 2016 për të mbuluar kostot e operimit dhe për të kompensuar humbjet nga e kaluara.

Bazuar në aplikacionet e këtyre dy kompanive që janë publikuar në ueb-faqen e ZRrE-së, ato kanë kërkuar të hyra që janë për 19 për qind më të larta se ato të vitit të kaluar.

Mirëpo zakonisht përqindja e rritjes së tarifave është më e vogël se përqindja e rritjes së të hyrave, shkruan sot Koha Ditore.

KEK-u ka kërkuar 29 milionë euro më shumë buxhet sesa që kishte në vitin 2015.

Këto të hyra KEK-u i ka kërkuar për koston e operimit, si dhe për humbjet që ia ka shkaktuar shpërthimi në “Kosovën A”, që kishte ndodhur vitin e kaluar. Ndërsa KESCO-ja po i kërkon 19 milionë euro më shumë sesa në vitin e kaluar. /Dita/

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *