Partitë politike në Kosovë janë duke u përpjekjur për të siguruar koalicionet parazgjedhore para mesnatës së të premtes kur edhe kalon afati i parashikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe ai i lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti u takuan të enjten për të vazhduar diskutimet rreth një mundësie të tillë. Sipas burimeve brenda partive, këto dy forca politike janë afër marrëveshjes, por temë debati mbetet posti i kryeministrit.
Ndërsa LDK e ka nominuar kandidatine vet, edhe Albin Kurti i VV është i nominuari i partisë që drejton. Për këtë arsye, nuk përjashtohet mundësia e një marrëveshjeje që do të mundësonte një rotacion në drejtimin e qeverisë në rast se krijohet një koalicion i tillë dhe fiton në zgjedhje.
Deri tani në Kosovë janë krijuar dy koalicione parazgjedhore ,në njërën anë Nisma Socialdemokrate e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re, ndërsa tjetra ndërmjet Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe Partisë Socialdemokrate.
Për momentin, Partia Demokratike e Kosovës nuk ka hapur negociata me ndonjë parti tjetër dhe duket se do konkurojë e vetme në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.
e.ll./dita
