Kosovë, krijohet “Koalicioni UÇK”

Ornela

Partia Demokratike e Kosovës ka arritur në orët e mbrëmjes së djeshme koalicionin më të madh parazgjedhor me Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, për zgjedhjet e 11 qershorit.

Ato kanë arritur një marrëveshje për koalicionin parazgjedhor, pak para mbylljes së afatit në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve, për deklarimin e koalicioneve.

Ndërkohë, partia Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, konfirmon se lideri i saj, Ramush Haradinaj është kandidat për kryeministër.

Koalicioni parazgjedhor mund të quhet edhe “Koalicioni UÇK”, pasi të tre liderat, Kadri Veseli i PDK, Ramush Haradinaj i AAK dhe Fatmir Limaj i Nismës, kanë qenë komandantë lufte të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Share This Article
3 Comments
  • “Koalicioni UÇK”
    nqs do të flasim për të shkuarën,vitet kur u formua,idealet ë pati dhe luftën që bëri UÇK,do të thoshim “ju takon luftëtarëve pushteti”!
    nqs do të flasim për përvojën e këtye gati 20 vjetëve të çlirimit,të politikës që është bërë në kosovë,mund të themi me plot gojën se nga UÇK,falë këtyre njerëzve,u shëndrua në bandë kriminale!!pa përmëndur korrupsionin që lulëzon si kurrë ndonjëherë,mjafton të përmënd atë që vetë njëri prej pjestarëve të koalicionit e tha,falë budallallëkut të tij, para disa javësh!!
    ramush haredinaj,pretendenti për K/M se për të paguar shpenzimet e gjyqit në francë i kishte telefonuar një biznesmeni,i cili kishte paguar 70 mijë €!!pra një “gjobëvënje” e pastër!!
    çfarë do të ndodhë më pas??
    do të kemi një vazhdim të korrupsionit të sotëm!?një kalim në krahun e sulltanit të ri të bosforit!?një ndryshim të politikës!?
    vështirë të parashikohet!!
    sido që të jetë,politika e kosovës duhet të ndryshojë!!por është e vështirë,mentaliteti është aq i dobët sa bën vetëm që të çvendosen votat nga njëri hajdut në tjetrin!!përfshi dhe LDK e vetvendosjen!!
    për LDK nuk ka nevoj të flitet,kurse vetvendosja me prioritetet e saj erdoganiste,shumë të fshehura,nuk është shpresë,për të mos thënë shumë e rrezikshme!!

  • dhe një diçka tjetër!!
    koalicioni me LDKnë ose më mirë të themi me mustafën ishte një lojë e “mënçur”për të kapur gjithë pushtetin në kosovë!!me ndihmën e LDKs thaçi u zgjodh president!
    pra u kap pika e parë dhe askush nuk mund ti thotë gjë,sepse vetë e ndihmuan në zgjedhje!!
    tashti kapet qeveria dhe parlamenti!!
    në fund do të shohim “ditë më të mira”?!?!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *