Kryeparlamentari Ilir Meta është takuar sot në mbrëmje në Tiranë me kreun e AAK-së Ramush Haradinaj si dhe me ish-Presidentin e Kroacisë, Stipe Mesiç.
Meta takoi Haradinajn edhe në Kosovë dy ditë më parë në Prishtinë.
Lideri i AAK-së ka thënë se gjatë takimit me kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, ishte përpjekur për ta gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës politike në Kosovë.
Haradinaj e ka vlerësuar iniciativën e Metës, por ka thënë se opozita nuk ka ndryshuar qëndrim. “Qëndrimi ynë është anulimi i marrëveshjeve dhe lirimi i të burgosurve politikë”, është shprehur ai.
Gjithsesi, pas takimeve të shumta të Kryetarit të Parlamentit të Shqipërisë, Ilir Metës, me të gjithë udhëheqësit e Kosovës duket se janë afruar së tepërmi qëndrimet për të zhbllokuar krizën.

kush jan kto dallaverxhij ?
Po keta opozitaret e Kosoves , edhe injorante edhe debile edhe te pa afet edhe fodulle ,popullithote : dhi e zgjebur bishtin perpjete , as dine as degjojne keta jane turpi i botes , o ti nenshtrohen institucioneve te zgjedhura o te perdoere forca e ligjit ngaj ketyre rrugecerve politik me ” nder ” beres , o trima dallaverxhinj kosovare . ndryshe po nuk degjuat , koken tuaj hengeshi o maloke te trashe vertet barbare .