Kosovë, ministri serb i përgjuar për kërcënim

anazapta

Sllobodan Petroviç, zëvendëskryeministër dhe ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, është duke u hetuar nga prokurori i EULEX-it, Pascal Persoons, pasi vitin e kaluar ka kërcënuar një bashkëkombës të vet për çështje pronësore.

Burime të besueshme i kanë thënë gazetës “Zëri” në Kosovë se ministri Petroviç ka kërcënuar përmes mesazheve telefonike, por edhe takimeve direkte bashkëkombësin e vet Zoran Stanishiç.

Sipas këtij burimi, Petroviç e ka kërcënuar Stanishiçin për çështje pronësore, por edhe kundër iniciativës së këtij të fundit për hapjen e një kompanie multietnike në Kosovë.

“Të gjitha dëshmitë në lidhje me kërcënimet, prokuroria i ka prej kohësh, dhe unë po habiten se si është e mundur që deri më tani askush nuk ka marrë masa kundër Petroviçit, edhe pse ky i fundit mban poste të rëndësishme në Qeverinë e Kosovës”, tha burimi i besueshëm i gazetës.

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *