Në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 634 mostra prej të cilëve rezultojnë 63 raste pozitive.
Brenda 24 orëve është raportuar se janë shënuar edhe 3 humbje jete.
Numri total i rasteve pozitive është 15.002 raste nga 61.547 persona të dyshimtë me COVID-19 dhe 614 vdekje në total.
Gjithashtu, mësohet se gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 126 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.451 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.937.
h.b/ dita
