Ditën e djeshme, një tjetër ish-pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), është ftuar për intervistim nga Gjykata Speciale në Hagë, si i dyshuar për krime lufte.
Bëhët fjalë për ish-ushtarin e UÇK-së, Halil Çadraku, ku lajmin e ka bërë të ditur bashkëshortja e tij, Peka Gashi.
Në një postim në rrjetet sociale, ajo ka bërë publike ftesën e ardhur nga Gjykata Speciale e Hagës, ku tregohet se Çadraku do të intervistohet në Hagë më 11 dhjetor.
“Gjithë jeta juaj ka qenë në shërbim të vendit. Çdo angazhim dhe përgjegjësi e keni kryer me nder dhe krenari. Kam qenë, jam dhe do të jem përherë krenare me juve Eprorët dhe Shefat e mi. Halil Çadraku, ashtu siç dole faqebardhë në gjykimet e Unmik-ut, Eulexit, kështu do të dalësh edhe tani në Gjykaten Speciale, ftesën e së cilës e more sot. Lufta jonë ka qenë e pastër dhe e drejtë, këtë ju më së miri do t’a dëshmoni. Do ta dëshmoni se urrejtja e armiqve dhe bashkëpunëtorëve të tyre ndaj SHIK-ut dhe ZKZ-së do të deklasohet dhe klasifikohet si urrejtje patologjike ndaj Luftëtarëve të Dritës dhe Lirisë.Ju, Luli dhe Fatosi i Luftës, do të dëshmoni se UÇK-ja ka dhe një emër, LIRI”, ka shkruar bashkëshortja.

j.l./ dita

Teper cuditeshme me keto te Hages.Thue se Kosva ia vuni pushken Serbit dhe jo Serbi qe ia vuni pushken gjithe ish shteteve te Jugosllavise qe e mbylli me lufte te padrejte me plot krime kunder Kosoves. Karvanet e njerezve ma gra femije te rinje dhe pleq rrugtonin drejte shpetimit ne ikje duke lane shkret troje e shtepia nen meshiren e kriminelev serb qe dogjen dhe vollen c’tiu zinte syni e dora.Ne keto kushte Haga po ban drejtesi te padrejte.
Thirren vetmbrojtesit luftetar kosovar per krime e nuk thirren vet kriminelet Serb.