Prishtinë, lirohet Albin Kurti dhe bashkohet me turmën e protestuesve

Dita

E përditësuar – Pas me shume se tre oresh ne polici eshte liruar Albin Kurti.

Ai menjehere eshte drejtuar per te grupi i protestuesve ku dhe ka mbajtur nje fjalim.

Deputeti i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka treguar në detaje për arrestimin e tij.

Sonte rreth orës 21:00, në fshatin Çagllavicë e kanë dal makinën në të cilën kemi qenë dhe policët kanë thënë se kanë fletarrest për mua.

Mirëpo, polici nuk më dha kurrfarë teksti. Ai nuk u prezantua. Meqë ne nuk dolëm nga makina pa na dhënë fletarrestin, na nxorën me dhunë, duke na thënë se në stacionin e policisë do të na dhënë fletarrerstin”, ka thënë Kurti.

As aty nuk na dhënë fletarrestim. Nuk erdhi as prokurori. Unë u ndalova, u arrestova pa asnjë dokument. Ky është një arbitraritet i plotë. Kjo dëshmon se Policia është bërë politike, e politika është bërë policore”, ka thënë Kurti, teksa ka inkurajuar të mbledhurit aty që të mos të ndalen së protestuari.

“Nuk kam pranuar as avokat mbrojtës e as nuk kam pranuar t’i përgjigjem pyetjeve të këtyre hetuesve”, ka thënë Kurti.

Video e lirimit

*******

Ora 21:00/ Arrestohet Albin Kurti

Policia në Kosovë ka arrestuar liderin e Vetëvendosjes, Albin Kurti.

Lëvizja Vetëvendosje, përmes një postimi në Facebook, ka konfirmuar se Albin Kurti dhe Glauk Konjufca, si dhe 2 aktivistë janë arerstuar këtë të hënë në mbrëmje.

Në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia ka ndaluar deputetët Albin Kurti dhe Glauk Konjufca së bashku me dy aktivistë të tjerë të Lëvizjes që ishin duke u kthyer nga aktivitetet që kishin në Shkup. Në shpërputhje të plotë me ligjin, pa asnjë dokument apo urdhërarrest, policia do që t’i arrestojë ata. Rreth 10 policë po i mbajnë të ndalur deputetët dhe dy aktivistët duke tentuar disaherë që t’i arrestojnë ata”, – u tha në njoftimin e parë të VV-së.

Ndërkohë, vetëm disa minuta më vonë, VV ka njoftuar se Kurti e Konjufca janë arrestuar.

Aya kanë bërë thirrje që aktivistët që të dalin pranë stacionit policor ku po mbahen deputetët e Kuvendit të Kosovës.

2

“Policia ka arrestuar Albin Kurtin. Tani po e dërgojnë tek stacioni qendra në Prishtinë (ish 92-shi, rruga “Luan Haradinaj”). Ftojmë të gjithë aktivistët, mbështetësit dhe qytetarët që të grumbullohemi para stacionit të Policisë. Shteti policor nuk mund të kalojë. Reagimi qytetar është i pashmangshëm!”, thuhet në njoftimin e dytë të VV-së.

Këto veprime të papranueshme do ta tensionojnë situatën, dhe përgjegjësinë për këtë e mbanë pushteti. Shteti policor dhe masat e dhunshme janë të patolerueshme dhe do të shpiejnë në krizë edhe më të madhe në vend”, përfundon njoftimi i VV-së.

Ndërkaq, liderët opozitarë, Visar Ymeri dhe Ramush Haradinaj janë mbledhur te Stacioni Qendër në Prishtinë, ku po mbahet ish-lideri i Vetëvendosjes.

Aktivistët e VV kanë filluar të hedhin gurë në stacionin policor të Kosovës

Ata njëherësh po thërrasin “Vetëvendosje, Vetëvendosje”

Në përkrahje të tyre, kanë shkuar shumë deputetë të opozitës, edhe nga partitë e tjera veç Vetëvendosjes.

Sipas mediave kosovare forca të shumta policore po vijnë në ndihmë të stacionit policor të rrethuar nga protestuesit.

Reagimi i Policisë

Sipas zyrës për informim të Policisë së Kosovës, zëdhënësi Baki Kelani ka konfirmuar se në orët e mbrëmjes në hyrje të Prishtinës, njësitet kompetente kanë ndaluar Albin Kurtin dhe të njëjtin e kanë dërguar në stacionin policor për intervistim.
Kelani bëri të ditur se të gjitha veprimet e mëtutjeshme policore do të ndërmerren me konsultim dhe koordinim me prokurorin kompetent. Ndërsa arsyet e arrestimit të Kurtit, është njoftuar se janë për shkak të veprimeve të fundit të bëra nga personi në fjalë./ Dita /

 

 

Share This Article
24 Comments
  • F A S H I Z E M !
    Vetem serbet e Miloshevicit e bejne kete.

    Kjo tregon edhe nje here me shume sa te drejte ka VV.
    Po e shohin se po u del boja tradhetise, sepse nuk ka arsye ne bote qe te pranoje kete qe bejne krimbat e pushtetit te ushqyer nga padronet e tyre brenda dhe jashte Kosoves.
    Albini dhe VV i tremb te gjithe ata qe popujt i konsiderojne si kafshe ferme.

  • Kur militantet e levizjes clirimtare,si drejtuesi i njohur Xhavit Haziri dhe politologu UkshinHoti vriteshin ne burgjet serbe, kur Nait hasani,njeri nder themeluesit e UCK-se torturohej deri ne vdekje, Albin Kurti lirohej paprit e pa kujtue,duke dhane intervista ne burgjet e Serbise. Kush te liroi Albin Kurti? pse te liruan kur shoket ma te mire i vrane.Pse bane vetem 1 vit burg kur ishe denue me shume vite?Pse ndeje ne prishtine kur erdhi ushtria serbe e nuk shkove asnje dite ne UCK? Pse nuk iu prgjigje thirrjes se Shtabit te pergjithshem per te shkue ne Drenice?kush te udhezoi qe dole kunder Konferences se Rambujese? Kush te udhezon tash qe po e kthen parlamentin ne vend sherri,po i meson grate megjuejt me veze qe i nxjerrin prej gjoksit,po hedh gaz lotsjelles? Del ne votime dhe shihe se kujt i beson populli.Pushteti nuk merret me gaz lotsjelles.

  • albin kurti eshte hero per kosoven mbi te gjitha eshte nacionalist djale qe ka fuqi te pa imagjinueshme por shume inteligjent prandaj vullneti itij ariti keto skaje dhe ti tregoj cdo politikani vendin ku itakon njeri me personalitet eshte pak kokeforte por perte miren epopullit kosovar dhe ka ndjenjen eshqiptarizmit per bashkimin eshqiperise kjo eshte ideja etij qe te jemi nji popull me ifuqishem qe te mos prekemi nga interesat eserbise te jemi te fuqishem te bashkuar dhe kjo ebene albin kurtin te jete nacionalist por me qellime te mira per popullin kosovar shqiperi te madhe rruga qe ndjek albin kurti eshte eveshtire sepse fondet eshtetit jane ne dore te thacit dhe jeta eshte eveshtire se jane pa shkolluar vendi ka shume prapambetje si ne ekonimi dhe ne kulture dhe kjo eben tedobet shtetin kosovar do shume kohe te arihet nji cualicionme politikan si kosova iduhet nji praktike pune per njerezit qe duhet te futen ne politike kosova morinji anvantazh nga amerika por lufta indau ne dy klasa prishtina do me serbin dhe poshte duan bashkim me shqiperin dhe ekeqja emadhe eshte sene krye ishte berisha ethaci prandaj cdo gje eci mbrapsht erdhi ekeqja nga shqiperia nga sali berisha se serbet furnizoheshin nga shqiperia me naft etj . kjo ishtepolitika e grabitjes se lirise te kosoves dhe cdo gje ipasuroi gjith politikanet epd kjo ishte fatkeqesia ekosoves se ju bene dy armiq dhe shqiperia e pd mene krye s. berishen dhe serbia prandaj kosova nuk eci perpara thaci eshte pika kryesore esovranitetit te kosoves por ai ska force sepse bashkepunoi me s. berishen prandaj albin duhet kohe ti mbushesh mendjen kosovareve je midis dy zjareve

  • Ësht një thënje e vjetër Gjermane ku thuhet:
    Shumë Rrugë të shpiejn për në Romë
    Albin Kujdes se nëse i ngatërron ato Rrugë asnjëher nuk ke për ta gjetur Romën.
    Gjermanët e thojn edhe kët shprehje:
    Kush Kalëron me Kalin më të madhin, Rrëzohet më poshtë se të tjerët.

    • Ah mor Dardan qe se nga ke gjetur ca shprehje gjermane qe mund te gjejme 100 te tjera qe nuk perputhen me ato qe shkruan ti.
      A nuk merr shembull nga Gjermania qe u bashkua dhe nuk i tha njeri ne bote qe jane treguar nacionaliste, e bla bla bla… ndersa Albini qe kerkon bashkimin e kombit shqiptar i thone nacionalist i semure dhe kundershtojne dhe e akuzojne.
      Per ta bere me te besueshem tek populli qe nuk eshte faji i tij qe eshte injorant ( i paditur-nuk eshte sharje) HORRAT E PUSHTETIT DHE ATA QE MBESHTESIN ATA perpiqen ta akuzojne se punon per serbin??!!
      Lufta e tij ne parlament eshte pikerisht se Kosoven po ja shesin serbit dhe te tjereve.

      Po e keni nga padija , ndriçohuni, po e keni se ju perdorin dhe e dini jeni mjeran!

  • ne Kosove amerikanet po bejne gati spastrimin e plote te klases politike aktuale.
    Thaci me shoke do arrestohen per krime lufte dhe do gjykohen e denohen nga Gjykata Speciale.
    Albinin po e heqin qafe ne ket menyre
    Gjithcka do vendoset me kerbac si dikur.
    Te shohim se si do shkoje puna

    • E po keshtu i bie, Kosova republike bananesh, nje kazerme e NATOS dhe amerikaneve. E donin dhe magazinen e armeve kimike tek mali me gropa por si duket instikti i shqiptareve qe na ka bere te mbijetojme ne shekuj na shpetoi.

      Ta duam kombin amerikan shume, por jo me shume se ate shqiptar!

  • Albin Kurti eshte nje genjeshtar i tmerrshem. Albin Kurti e tregoi fetyren e vertete kur pranoi qe Glauk Konjufca te zgjidhet nenkryetra i Kuvendit me votat e … (shyqyr qe kete votim e anuloi Gjykata Kushtetuese.) Albin Kurti per karrigen e prapanices nuk lene asgje pa bere. Kisha luten PDK qe te lejoi qe sa me pare te formohet qeveria e: mozamakeqit te 9% te votave R. Haradinajt, ish komunistit, vjedhesit te 3% dhe antikombetarit Isa Mustafa, te pasanikut te mbas luftes (nga e beri gjithe ate pasuri ai dhe vellau i tij) F. Limajt, dhe llomotitesit dhe genjeshtarit me te madh sot per sot ne Kosove Albin Kurtit. Keta brenda nje kohe te shkurt do te tregojn fetyren e tyre, se ketyre te katerve (kuptohet bashk me Kupen) nuk ju intereson Kosova por pasurimi personal, per kete qe te gjithe do te bashkpunojn jo vetem me serbin por edhe me dreqin. Se keta jane rrenacak dhe te pafetyre.

  • Vetëvendosje ka dhënë betimin,
    Hajnave t’ua ndalë fitimin,
    Që po e fitojnë me tenderë,
    Në kurriz të popullit të mjerë,
    Që kurr sytë sun po i qelë,
    Si në kohë të shkaut edhe këtë herë,
    Vetëm që do muta të bëhen milionerë.

    Me hajna ska ardhmëri,
    As n’Kosovë as n’Shqipëri.
    Mos të flasim për shqiptar në Maqedoni,
    Në Luginë e Mal të Zi.

    Ku na mbet e bukura Çamëri?
    Që ishte shtyllë në Shqiptari,
    Për trimëri dhe zhvillim,
    N’kohë të Ali Pashait trim.

    Hajnat tanë nuk kanë “haber” në histori,
    Mos të flasim për gjeografi,
    E pa arsim ska ardhmëri.
    Kështu është kur n’votër nuk mëson edukatë,
    Me dashtë Atdheun gjër e gjatë,
    Por qëllimin kanë vetëm me zhvatë.

    Vetëm hajnat–krimbat kur t’i largojmë,
    Ka gjasa trojet tona t’i bashkojmë,
    Dhe si një trung i vetëm të përparojmë,
    Fëmijeve tanë ardhmëri të iu sigurojmë.
    Shkijet në rrotë të s’amës nga edhe kanë ardhe t’i qojmë,
    Këtë truall të lashtë Iliro-Dardan nga barbarët ta pastrojmë,
    Shqiptarët si pasardhës fjalën kryesore ta thojnë.

  • Po ne Shqiperi kur do vije dita te shohim arrestime dhe denime politikanesh??
    Kane bere shume me teper se albini.
    Albini ne fund te fundit eshte djale patriot.
    Po plehrat e Shqiperise ne politike nuk jane as patriota e as kurrgje.
    Jane vetem ca hajdute me kollare e kostume te shrenjta qe marrin votat e shqiptareve dhe lepijne kembet e ambasadoreve dhe biznesmeneve gangstera
    kur pra?

  • Albinin nuk e shohin dot me sy amerikanet ndaj po e arrestojne.
    Kjo eshte shenja em e qarte se eshte i vetmi qe eshte i ndershem
    Ndryshe do ta shantazhonin
    Po nuk kane me cfare me sa duket

    • SAKTE,
      Mustafët dhe Thaçet e kompani duke qene se jane te zhytur ne llum dhe hajni i shantazhojne me gjykata speciale Ne cilin vend ne bote – nje te vetem-ASHTU SI ZAJEDNICA eshte krijuar kjo gjykate speciale ( paskan nxjere jashte loje gjykaten e Hages dhe ne nuk e pakemi marre vesh???!!)nderkohe qe jane bere krime dhe vrasje shteterrore te llahtareshme Qellimi perse u krijua kjo gjykate -ashtu si zajednica eshte pikerisht qe te shantazhohen politikanet dhe te kthehen ne robote dhe jesmener te perendimit.

      ALBININ NUK MUND TE SHANTAZHOJNE PER ASNJEGJE– ASKUSH.

      Nuk mbahen gjerat me dhune se do perfundojme si Izraeli me Palestinen dhe pastaj do dali ai Kary dhe do jape urdher per te bere paqe a thua se paqja eshte nje kek me reçel

  • albini nuk e ka zbulu vet-vendosjen por e ka gjete ne librat e Ukshin Hotit, ai kurr nuk ka tentu te vet-vendos sikur Ukshin Hoti. albini ne teatrin politik dy gjera i ka luajtur bukur e qe e kane ngrite ne nivelin e lojtarit konkurrues: gomari i nastradinit dhe librat e Ukshinit! Gomarin e perdorte per humor e librat per folklor. albini deri sot keto merita ka, kaq ka bere, asgje me shume e as me pak! por kjo s’eshte fundi, loja vazhdon, mundesia dhe shpresa jane, koha eshte, mungon pinjolli, mungon rrufeja, mungon Adem Jashari, tjeret nuk i merr kalemi ata jane politikan,lakmitar, grabitçar, soj i uritur. ketu e gjejm albinin tek qypi i mjaltit jo tek fryn murlani(veriu).

  • Albin Kurti mban gjallë shpirtin e protestës. E kupton fare mirë se po vdiq ky shpirt, populli mbetet në mëshirën e mafias. Siç ka mbetur këtu te ne, ku as sindikatë, as shoqëri civile, as ojq e ojf nuk lëviz. Fitorja vjen nga sulmi dhe guximi qofshin këta dhe me pak doza marrëzie. Fitorja nuk vjen duke dremitur. Uji i ndenjur mban vetëm bretkosa! Nderime Albin Kurti! ARRESTIMI VEC DO TE BEJE ME TE FORTE

  • ALBIKIN PO E ARRESTOKAN SEPSE IA QUAJNE GAZIN LOTSJELLES ARME??/

    Po kur i perdor policia -shteti -kunder studenteve dhe popullit NUK quhen arme??
    Kur i perdor shteti, kryeministrat quhen “burra shteti”…..

    Prejeni dhe shiteni Kosoven se jeni me fat qe keni nje popull fatkqesisht ne nivle mjeran per te kuptuar pislleqet tuaja. Prandaj popujt lihen ne mjerim qe kur te hapin syte ne mengjes te mendojne per kafshaten e gojes dhe nuk e kuptojne se eshte pikerisht ” ajo politika e madhe qe nuk eshte per ta” qe i le ata te deshiruar per ate cope buke.

  • Turp i Zotit! Jo gaz lotsjelles po bombe atomike meritojne ata politikane qe kane bere Zajdenicen e faktorizuan serbet , nderkohe qe keta kane bere genocid ndaj shqiptare e s’kane kerkuar asnjehere falje.

  • Qeveria Kosoves mban mbi shpine zajednicen serbe,pushtimin e Mitrovices;mban mbi shpine kujdestarine nderkombetare,presionin ruso-sllav,;mban mbi shpine peoblemet e shtetit te sapolindur,;po mban edhe kete te llastuarin Albin,qe ju ka cpif Kosoves si miza kalit.E liruan,o ju qe doni ta shihni Kosoven si lecke te shkyer,i liruan per te zeze te Kosoves! Po dijeni mire se ketij te perkedheluri nuk i kane fershellyer plumbat tek veshi. Aktoret kane qene murtaja ketij vendi.Aktor ishte Enver Hoxha,Llacor Sali Berisha,i tille dhe Albin Kurti.

  • Nacionalizmi e ekstremizmi esht ne rang dite ne kosove e shqipni!
    Turqit te shqiptarizuar tashme kerkojn me cdo kusht pushtet dhe krenari relegjoze e nacionale,per ti treguar botes se ne jemi te pa thyeshem?
    Integrimi per ta esht nje leter e varur ne wc per te fshir bythen dhe europa e usa beson se kta dobic te turqise mundet te behen nje dit te krishtere!!!

  • Eshte semundje tipike shqiptare,

    mbushja e radheve te policise, me bujqit e zonave te lindjes se Kryeministrave shqiptare. E kemi pare me “bashkepresidentet” e Saliut qe mendonin se u erdhi dita te flakin tej belat dhe kazmat dhe ti zevendesojne ato me “autoritetin e uniformes” se policise, duke bere gjithcka lesh e li dhe duke derguar shtetin ne fund te pusit. Desh u mbytem dhe u ndame pergjithmone si komb, per hir te ketyre zogj gomeresh.
    Hashimi nga Drenica, ka “specialistet” e tij nga zona e lindjes. Edhe ata, jane ne “misionin transformues”, nga lopata dhe cizmet plot balte tek bilbili i policit te qarkullimit dhe shkopi i tij i gomes. Rregullat dhe ligjet e shtetit ligjor, nuk u interesojne ketyre “trimave”, sepse as nuk i njohin ato dhe as nuk dine se cfare bejne. Ata njohin dhe i sherbejne bajraktarit. Shteti i tyre, eshte “mbrojtja e Hashimit”.
    Ka ardhur koha, te clirojme shoqerine shqiptare nga zinxhiret e injorances policore dhe urdherdhenesit e tyre ne politike. Ka ardhur koha ti jepet fund kesaj pengmarrjeje kombetare, perpara se te ndodhe ajo qe nuk e deshiron askush dhe shqiptari ti versulet shqiptarit, per karriket e injoranteve si Kadri Veseli.
    Sa i perket Albin Kurtit. Lirimi i tij pas 3 oresh, tregoi me fakte se kush jane te arrestuarit e vertete te Kosoves. Jane Hashim Thaci, Isa Mustafa dhe sherbetoret e tyre me un iforme policore. Ata nuk ndalin dot zerin e protestes se nje populli. Me veprime te tilla prej cubash, vetem se pershpejtojne largimin e tyre nga ato karrike zyrtare qe kerkojne ti mbajne me dhune.
    Ata qe mendojne se zgjidhja e problemeve te shoqerise shqiptare, arrihet duke “mbajtur duart ne preher” dhe duke pritur te ndodhin mrekullira, gabohen rende.
    Artikullimi i zerit te protestes, eshte nje e drejte dhe detyrim kushtetues, per cdo qytetar qe nuk deshiron te jetoje nen dhunen dhe batakun e bajrakut te injorances dhe krimit. Perpara Vetevendosje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *