Kosovë, qeveria miraton buxhetin 2016

Dita

Pas diskutimeve të gjata dhe kundërshtive të disa ministrave, qeveria e Kosovës ka miratuar projektligjin për buxhetin e vitit 2016 dhe e ka proceduar për në Kuvend.

Ministri i Financave, Avdullah Hoti tha se buxheti i vitit të ardhshëm do të jetë më i lartë dhe është koordinuar edhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

“Hyrjet e rregullta buxhetore për vitin 2016 janë planifikuar në një masë prej 1 miliard e 598 milionë euro, që përfaqëson një rritje prej 4.1 për qind në raport me buxhetin e rishikuar për këtë vit dhe rreth 19 për qind më të lartë sesa buxheti i realizuar për vitin e kaluar. Hyrjet nga tatimet vendore dhe ato doganore do të rriten përkatësisht në 8.8 për qind dhe 6.2 për qind”, deklaroi Hoti.

Për ndarjet buxhetore nëpër sektorë të ndryshëm pati reagime nga disa ministra, por më i zëshmi ishte ministri i Bujqësisë Memli Krasniqi, i cili tha se me shkurtimin buxhetor nuk mund të realizohet programi qeveritar.

“Realisht është edhe pak më i vogël sesa një version i kaluar i buxhetit, të cilin ne e kemi diskutuar. Janë 3 milionë euro në total që janë më pak, por shqetësimi mund të konsistojë kryesisht tek pjesa e buxhetit për grante dhe subvencione, përmes të cilit Ministria e Bujqësisë në emër të qeverisë implementon masat mbështetëse për fermerët dhe në këtë rast ne kemi vetëm 46 milionë euro, të cilat nuk krijojnë hapësirë për të rritur mbështetjen në vitin 2016”, tha Krasniqi

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *