Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë kryer 869 testime nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 137 persona.
Gjithashtu, autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se brenda 24 orëve është raportuar vetëm një rast vdekjeje nga koronavirusi.
Sakaq, numri total i rasteve pozitive është 16.891 raste nga 80.058 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 653 persona kanë humbur jetën.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 49 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 14.666 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.
h.b/dita
