Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 3 vdekje nga COVID-19, kurse nga 544 teste të kryera janë regjistruar edhe 53 persona të infektuar.
Sipas IKSHPK, numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Ndërkohë, gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.
h.b/dita
