Kosova ka regjistruar një rënie të ndjeshme të rasteve me COVID-19 këtë të dielë pasi 501 raste janë shënuar sot, rreth 260 më pak se një ditë më parë.
Ndërkohë numri i viktimave vijon të jetë i lartë teksa 13 pacientë kanë humbur jetën, 3 prej tyre në Prishtinë.
Po ashtu 250 pacientë janë shëruar së fundmi teksa sa i përket rasteve Prishtina mban kryesimin me 249 të tilla këtëtë diel teksa shqetësuese situata mbetet në Ferizaj e Gjakovë.
Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 17.305 raste, kurse numri i rasteve aktive është 10.990.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 249 raste, Ferizaj 45 raste, Gjakovë 44 raste, Fushë-Kosovë 28 raste, Prizren 22 raste, Lipjan 17 raste, Obiliq 14 raste, Podujevë 14 raste, Drenas 9 raste, Mitrovicë 8 raste, Shtime 8 raste, Rahovec 6 raste, Malishevë 5 raste, Vushtrri 5 raste, Gjilan 4 raste, Pejë 3 raste, Skenderaj 3 raste, Suharekë 3 raste, Deçan 2 raste, Istog 2 raste, Kaçanik 2 raste, Viti 2 raste, Zveçan 2 raste dhe me nga 1 rast komunat Dragash, Junik, Kamenicë dhe Klinë.
h.b/dita
