Rexhep Selimi tanimë është emëruar kryetar i Grupit Parlamentar të LVV-së.
Lajmi u bë i ditur në emisionin “Debat Plus”, të RTV Dukagjinit.
Grupin e VV-së, që Selimi do ta drejtojë, përbëhet nga 30 deputetë.
Në zgjedhjet e 6 tetorit, VV-ja doli subjekti më i votuar në vend.
Rexhep Selimi është ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare te Kosovës dhe aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje.
Ka lindur më 15 Mars 1971 në Aqarevë, Skenderaj.
Shkollimin fillor e kreu në Klinë, të mesmin në QAMO “Luigj Gurakuqi” në Klinë.
Studimet universitare i kreu në Fakultetin Filologjik të Universitetit të Prishtinës, dega Letërsi dhe Gjuhë Shqipe.
Rexhep Selimi është themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dhe anëtar i Shtabit të Përgjithshëm. Rexhep Selimi më 28 Nëntor 1997 ka bërë paraqitjen e parë publike të UÇK-së.
Në 1998 ka qenë drejtues i Drejtorisë së operacioneve në SHP të UÇK-së.
Më pas, Selimi ka qenë Inspektor i Përgjithshëm i UÇK-së.
Gjatë viteve 1999- 2000 ka qenë Ministër i Rendit Publik në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.
Nga viti 2000 deri në 2003 Rexhep Selimi ka qenë Komandant i Akademisë së Mbrojtjes dhe Komandant i Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës në TMK.
Rexhep Selimi ka gradën gjeneral major. Në vitin 2010 i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe zgjidhet deputet i Lëvizjes.
Ai gjatë mandatit 2011-2014 ka qenë anëtari i Komisionit parlamentar për Siguri, Punë të mbrendshme dhe mbikqyrje të FSK-së.
j.l./ dita
