Kosovë/ Rritet sërish numri i viktimave nga COVID-19, rastet e reja në 24 orët e fundit

time

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, gjatë 24 orëve të fundit ka raportortuar se kanë ndërruar jetë 3 pacientë, duke sjellë kështu sërish rritje të numrit të viktimave si dhe janë konfirmuar 47 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar gjithsej 525 mostra prej të cilëve rezultojnë 47 raste pozitive. Sakaq, brenda 24 orëve janë raportuar 3 vdekje, ku 1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga spitali Ferizaj dhe 1 rast nga Mjekimi Intensiv Qendror.

Numri total i rasteve pozitive është 15.472 raste nga 65.979 persona të dyshimtë dhe gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 113 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.278 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.572.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *